Në kuadër të plan-operacionit “Vjeshtë 2017”, policia e Shkodrës ka njoftuar ditën e sotme se ka sekuestruar 246 m2 pasuri të paluajtshme dhe 3 automjete luksoze.
Pasuri në fjalë i është sekuestruar Kacjolin Zefi, i cili është arrestuar në 2016 për trafik droge.
Mësohet se Zefit, policia i ka vënë nën sekuestro një apartament 78 m2 në qytetin e Shkodrës, një ndërtesë 100m2, truall 53 m2 me 15 metra objekt, dhe 3 automjete luksoze me vlera të konsiderueshme.
Automjetet e sekuestruara janë: automjet tip “Ferrari” me vlerë rreth 200 mijë euro, automjet tip “Porsche” me vlerë rreth 100 mijë euro, dhe automjet tip “Peugeot” me vlerë 10 mijë euro. /tesheshi.com/