Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës , në mbledhjen e mbajtur më 20 qershor, me votim unanim, e zgjodhi Shkëmb Manajn, kryetar të këtij këshilli, pasi pnga dhjetori i vitit 2013 deri më tani ushtroi pozitën e anëtarit.
Kreu i ri i KPMSHCK-së, pranon se jo pak shkelje ndodhin në shërbimi civil në vend por thotë se institucioni që do të udhëheq ai, në mënyrë të drejtë do të zgjedh të gjitha ankesat e shërbyesve civil, sin ë nivelin lokal ashtu edhe në atë qendror.
Manaj, i cili detyrën e re do të filloj ta ushtroj nga nesër, datë 1 korrik, në intervistën ekskluzive dhënë për tesheshi.com flet edhe për bashkëpunimin që kanë me Komisionin e Shërbimit Civil të Republikës së Shqipërisë.
Intervistoi: Blendi Gashi
Nga data 1 korrik zyrtarisht do të merrni pozitën e kryetarit të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil (KPMSHC). Cilat do të jenë kompetencat e juaja?
Kompetencat e kryetarit të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil (KPMSHC) janë udhëheqja e këtij instucioni të pavarur kushtetues.
Kryetari udhëheq Këshillin brenda dhe jashtë vendit dhe mbikëqyrë zbatimin e tri funksioneve kryesore që ka në bazë të ligjit të pavarur mbikëqyrës që janë funksioni për zgjidhjen e ankesave të nëpunësëve civil dhe të kandidatët për pranim në shërbim civil, funsioni i vëzhgimit të procedurave për përzgjedhjen në nivel drejtues të nëpunësve civil dhe funksioni i tretë është për zbatimin e mbikëqyrjen e zbatimit të rregullave dhe parimeve të shërbimit civil, proces i cili kryhet përmes monitorimit ku Këshilli ka të drejtën e mbikëqyrjen së zbatimit dhe rregullave të legjislacionit të shërbimit civil në rreth 200 institucione të administrates publike të nivelit qendror dhe lokal.
Si është gjendja në përgjithësi e nëpunësve civil në Kosovë? Sa ju respektohen të drejtat? Sa ankesa janë bërë vitin e kaluar nga nëpunësit civil?
Raporti i Këshillit sapo ka kaluar në kuvendin e Kosovës për vitin 2015-të.
Në vitin 2015-të Këshilli ka zgjedhur 632 ankesa të nëpunësve civil, ka vëzhgu rreth 48 procese të vëzhgimit për përzgjedhje të nëpunësve civil të nivelit drejtues si dhe ka monitoruar rreth 50 institucione të administrates publike.
Nga të gjitha proceset e monitorimit në këtë institucione kanë dal rreth 170 shkleje dhe njëkohësisht janë bërë 170 rekomandime për institucionet ku kanë ndodhur shkeljet.
Nga viti 2010 shërbimi civil është shërbim i karrierës në bazë të ligjit të ri për shërbimin civil. E mira është se të gjitha fushat në shërbimin civil janë të mbuluara me legjislacion dhe me akte nënligjore. Është shërbim i ri dhe ende institucionet nuk kanë arritë në plotëni me i zbatu këto rregulla.
Sa i përket stabilitetit në shërbimin civil mund të thuhet se gjendja është më stabile në krahasim me vendet e rajonit dhe ndryshimet e pushteteve nuk kanë ndikuar që në shërbim civil të ketë lëvizje të mëdha siç është shembull në Shqipëri.
Edhe pse ka tendeca në institucione të caktuara edhe në nivel qendror edhe në lokal, mirëpo duke pasur parasysh se administrata është e re mund të konkludohet që shteti ynë ka arrit të krijoi një legjislacion të mirë sa i përket shërbimit civil dhe në shërbimin civil janë të gjithë mekanizmat e ankimit dhe mbrojtjes të drejtave të nëpunësve civilë sepse funksionojnë komisionet e ankesat në të gjitha institucionet ku ka shërbyes civil.
Po ashtu është Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës që është organi përfundimtar brenda administratës publike që vendos për ankesat e nëpunësve civil edhe të drejtat e tyre.
Vlerësimi i përgjithshëm edhe i kuvendit edhe i të gjitha institucioneve tjera është që Këshilli i pavarur mbikëqyrës ka arritë që të jetë një institucion serioz, i pavarur, i paanshëm dhe profesional në zgjidhjen e të gjitha rasteve në pajtim me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi të shërbimit civile dhe procedurave administrative.
Ç’ankesa bëjnë më shumë shërbyesit civil dhe sa zgjidhen ato?
Ankesat kryesisht kanë të bëjnë me kontestime të konkursit. Për vitin 2015 sipas statistikave, rreth 25 për qind e ankesave të parashtruara nga kandidatët kanë të bëjnë me procesve e rekrutimit për vende të caktuara të punës, ku ata konsiderojnë se ka pasur shkelje në procedurë ose nuk janë respektuar rregullat dhe parimet sidomos me rastin e përzgjedhjes së kandidatit përfundimtar, pastaj ndërprerje të marrëdhënies së punës, pezullim parandalues, vlerësime vjetore, këto janë ankesat që parashtrojnë më së shumti nëpunësit civil.
Sa i përket vendimarrjes është vlerësim edhe i gjykatave, kurse së bashku me Këshillin e pavarur mbikëqyrës zgjidhen të gjitha ankesat brenda afateve ligjore, pra brenda 60 ditësh, por që mund të shtyhet edhe për 30 ditë kur ka ndonjë rast të veçant por që ndodh rrallë sepse të gjitha ankesat zgjidhen brenda afatit 60 ditësh.
Nga ankesat e shqyrtuara, a është vërtetuar ndonjë rast kur ndonjë personi i është bërë padrejtësi në pozitën që ka aplikuar? Pra në vend të tij është punësuar një person më i dobët?
Mandati i Këshillit është që të mbikqyrë respektimin e procedurës dhe nuk e ka në kompetencë të thotë se kandidati i caktuar duhet të zgjidhet, sepse një gjë e tillë është kompetecnë e Komisionit përzgjedhës civil.
Ka pasur 3 raste kur është kryer procedura e rekrutimit, është rekomanduar kandidati dhe në fund të proesit zyrtari kryesor administrativë, qoftë kryetari i komunës në nivel komunal apo sekretari i përgjithshëm në nivel qendror e ka anuluar procedurën.
Në këto raste kandidati i përzgjedhur është ankuar pastaj në Këshill kundër anulimit të procedurës me pretendimin se vetëm pse është përzgjedhur ai, zyrtari kryesorë apo administrativ e ka anulu procedurën dhe kështu Këshilli pasi ka vlerësuar të gjithë procesin e ligjshëm e ka aprovu ankesën dhe e ka obligu zyrtarin kryesor adminsitrativ që kandidatin që ka qenë më i suksesshëm ta marrë në vend të punës.
Dy raste të tilla kanë qenë në komunën e Mitrovicës dhe në të dy rastet Këshilli ka vendos që kandidati që është përzgjedh të jetë kandidat nëpunës civil sepse e gjithë procedura është zhvilluar në plotëni me legjislacionin në fuqi.
Një nga kritikat e vazhdueshme të Komisionit Evropian është edhe administrata e mbingarkuar. Sipas jush a duhet të bëhet një reformim i administratës publike në vend?
Administrata publike është në proces të reformimit prej vitit 2008-2009. Administrata publike jo veç në Kosovë por në të gjitha vendet e rajonit është një prej sfidave në procesin e integrimeve, sepse ka probleme dhe vlerësohet se ka edhe mbingarkesë, por me këtë duhet të merret qeveria e Republikës së Kosovës dhe institucionet tjera.
Auditi në raportet e fundit që ka publikuar si vërejtje kryesore për ministritë përkatëse ka dhënë ndërrimin e pozitave për zyrtarë të caktuar. Sa është e dëmshme kjo sipas jush?
Komisioni i mbikëqyrë të gjitha rastet ku ka ankesë dhe në proces të monitorimit dhe nëse Këshilli vërteton se çdo largim nga puna ose ndërrim i pozitës është bërë në kundërshtim me ligjin atëherë vendos që nëpunësit civil përkatës të kthehen në pozitat e tyre të punës.
Një nga vërejtjet e vazhdueshme të qytetarëve është se e kanë të pamundur të punësohen në punë shteti pa e pasur dike të njofshëm, pasi konkurset sipas tyre janë sa për sy e faqe, pasi veç më herët punësohen militantë të partive. Cili është qëndrimi juaj?
Mandati i Këshillit është t’i mbikëqyrë rregullat dhe procedurat se a janë bërë me ligjin. Këshilli në një ardhme të afërt do ta bëj një vlerësim të përgjithshëm edhe të rekrutimit sepse ideja është se ka ardhur koha që në Kosovë të kritikohen proceset e rekrutimit të centralizume, që nënkupton konkurse jo të hapura në secilin institucion një nga një, por të mblidhen të gjitha kërkesat dhe pastaj një institucion brenda gjashtë muajsh apo një viti të zhvillon një proces të madh të rekrutimit dhe më pas ky proces do të bënte që këta të thëna e pathëna rreth procesin të rekrutimit të bëhen më të mbikqyrura dhe në shërbim civil të punësohen njerëz meritorë.
Çfarë është bashkëpunimi me Komisionin e shërbimin civil të Shqipërisë? Shkëmbeni përvoja?
Komisionin e shërbimit civil të Republikës së Shqipërisë është duke u thelluara.
Para dy javësh ishte në takim komisionerja e shërbimit civil shqiptar në Kosovë ku u dakorduam në shumë pika dhe në thellim të bashkëpunimit të mëtejme dhe të bartjes së përvojave mes dy institucioneve. Ka takime të herëpashershme dhe të frytshme.
Është qëndrim i përbashkët që ky bashkëpunim të vazhdohet dhe thellohet edhe me vendet tjera të rajonit dhe të Evropës.
Ç’farë përvoja mund të shkëmbejnë konkretisht Shqipëria e Kosova mes vende në shërbimin civil?
Administrata në Shqipëri është më e vjetër, më me traditë dhe më me përvojë.
Mund të shkëmbehen përvoja nga të dy palët. Shërbimi civil në Kosovë është shërbim i ri i cili është krijuar me ndihmën dhe partneritetin e vendeve evropiane ku janë marrë praktikat më të mira dhe në këtë aspekt por jo vetëm Republika e Shqipërisë mund të marrë si shembull përvojën e Kosovës.
Vlersësimi i përgjithshëm është se shërbimi civil në Republikën e Kosovës është shërbim më i qëndrueshëm se në Republikën e Shqipërisë sepse atje ka pasur shumë lëvizje me legjislacionin.
Në takimet që janë zhvilluar me homologët nga Shqipëria, palët janë dakorduar që të merren shembujt e mirë nga dy vendet. /tesheshi.com/