Kreu i Komitetit të Kultve, Ilir Dizdari, është shkarkuar nga ky post. Kjo vjen ditë pas një deklaratë të tij kur tha se Komuniteti Mysliman Shqiptarë duhet të dalë nga sektarizimi, të jetë më gjithëpërfshirës dhe të risë nivelin teologjik.
Por si duket kjo nuk është pritur mirë nga krerë të këtij institucioni duke ardhur deri në largimin e tij nga posti i kreut të Kulteve.
Zëra të ndryshëm thonë se kjo tregon forcën ende të madhe që ka elementi gylenist në Shqipëri derisa arrin të diktojë dhe shkarkimin e një zyrtari të këtij niveli.
Ilir Dizdari zëvëndësoi Ilir Hoxhollin në krye të Kulteve. /tesheshi.com/