Nr. 2 i qeverisë Rama, Niko Peleshi, e ka mbështetur shkarkimin e ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani, akt i ndërmarrë këtë fillimjave nga eprori i tij.
Për këtë qëndrim të tij, Peleshi i është referuar deklaratave të ashpra të bëra nga ish-ministri lësëist në adresë të qeverisë, sapo u shkarkua me vendim zyrtar.
“Deklaratat e Manjanit treguan se shkarkimi i tij ishte i drejtë”, tha Peleshi pas daljes nga mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste.
Manjani e konsideroi qeverinë si të kapur nga krimi. Sipas tij, Rama jua ka mbyllur gojën të gjithë ministrave.
Po ashtu ministri i LSI-së thase partnerët e huaj kanë kërkuar shkarkimin e Tahirit nga kreu i Rendit.
Ndërkaq, shfaqet e zbutur gjuha e LSI-së pas këtij zhvillim të papritur në koalicion. Në një dalje pë mediat, Sekretari i Përgjithshëm Luan Rama, tha frazën skematike se “LSI do kontribuojë në mirëfunksionimin e qeverisjes”. /tesheshi.com/