Bordi i OpenAI, i cili lançoi platformën e tij të inteligjencës artificiale ChatGPT një vit më parë, njoftoi largimin, në fuqi menjëherë, të shefit ekzekutiv Sam Altman, duke pretenduar se ai nuk ka qenë gjithmonë “i sinqertë” me kompaninë.
“Largimi i zotit Altman vjen pas një hetimi të lidhur nga bordi i drejtorëve, i cili arriti në përfundimin se ai nuk ka qenë gjithmonë i sinqertë në komunikimet e tij me bordin, gjë që pengon aftësinë e tij për të kryer detyrat e tij”, thuhet në deklaratë.
“Bordi nuk ka më besim në aftësinë e Altman për të vazhduar të udhëheqë OpenAI,” theksohet në deklaratë.
Drejtore e përkohshme menaxhuese do jetë inxhinierja Mira Murati, shqiptarja që deri tani ishte shefe e departamentit të teknologjisë.
Në të njëjtën kohë, Greg Brockman do të largohet si kryetar i bordit, por do të mbetet me kompaninë dhe do t’i raportojë CEO-s.
Kujtojmë se vlonjatja Mira Murati është një ndër kokat e krijimit të ChatGPT. /tesheshi.com/