Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

    Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

    SHBA: ndëshkimi për studentin që kritikoi Izraelin gjatë diplomimit

    SHBA: ndëshkimi për studentin që kritikoi Izraelin gjatë diplomimit

    Pamje: një politikan mbi çatinë e parlamentit që kërcënoi të hidhej

    Pamje: një politikan mbi çatinë e parlamentit që kërcënoi të hidhej

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Shkaqet që rrënuan arsimin e Kosovës: në vend të penës partia në pushtet përdori pushkën! (Video)

by te Sheshi
07/12/2016
in Kryesore
Reading Time: 5 mins read
A A
Shkaqet që rrënuan arsimin e Kosovës: në vend të penës partia në pushtet përdori pushkën! (Video)

Nga Blendi Gashi

Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik e njohur si PISA, në ranglistën e saj më të re të publikuar dje i ka dhënë një goditje të fortë shtetit të Kosovës, duke i treguar se sa pis i ka punët në sistemin arsimor.

Kjo organizatë ua “çeli sytë”, jo vetëm krerëve të institucioneve, por gjithë shoqërisë duke i thënë se “kosovarët lexojnë më së paku në botë, thuajse nuk dinë asgjë për shkencën dhe janë matematicientë të dobët”.

Ky vlerësim i dhënë nga PISA bëri që të gjithë drejtuesit e shtetit, opozitar, njohës të arsimit, analist dhe jo vetëm të bëhen të “gjallë” dhe të flasin për arsimin, thuajse nuk e kanë ditur më parë se arsimi është në gjendje kome.

Reagimet e tilla bëhen sa për të bërë të “diturin” pasi që shumica prej tyre, përjashto ndonjë ekspert të arsimit, apo aty këto ndonjë opozitar, pothuajse kurrë më parë nuk ka ngritur si shqetësim gjendjen e rëndë në arsim.

Ndërsa, pushteti në vazhdimësi është krekosur se arsimi po njeh rritje, thuajse zhvillimi i arsimit bëhet vetëm me ndërtim të shkollave.

Por PISA i zgjojë nga gjumi veçanërisht përgjegjësit, pra krerët e shtetit, presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Isa Mustafa deklaruan se vlerësimi i PISA-s duhet marrë seriozisht dhe se duhet punuar shumë për nivelin e edukimit në Kosovë.

Padyshim se deklaratat e tilla të dy krerëve të shtetit janë një lloj shfajësimi thuajse nuk e kanë ditur për gjendjen e mjerueshme të sistemit arsimor.

Ja pse PDK e LDK e sjellën arsimin në këtë derexhe

Dy partitë që e kanë sjellë arsimin kosovar në këtë gjendje kome janë padyshim PDK e LDK pasi që nga paslufta në vazhdimësi e kanë qeverisur Ministrinë e Arsimit, andaj deklarimet Thaçit (ish kreytar i PDK) dhe Mustafës (kreytar aktual i LDK) se duhet “rritur cilësinë”, nuk mjaftojnë, por padyshim se duhet të drejtohet gishti edhe tek fajtorët që e sollën një prej shtyllave kryesore të një shteti në këtë gjendje, pse jo edhe të kërkohet përgjegjësi prej tyre.

Padyshim se më  “meritorët”, që e kanë katandisur siç është mësë keqi arsimin kosovar, janë ministrat që nga paslufta kanë qeverisur këtë dikasteri. Ata janë funskionarë e ish funksionarë të LDK-së e PDK-së.

Rexhep Osmani dhe Agim Veliu deri më 2007 qeverisën arsimin në Kosovë, ndërsa nga 2007-ta kur PDK erdhi në pushtet, ky dikaster në vazhdimësi u drejtua nga zyrtarët e lartë të PDK-së, pra nga Enver Hoxhaj, Ramë Buja dhe Arsim Bajrami (ky i fundit vazhdon të drejtoi ministrinë në fjalë, derisa për vlerësimete PISA-s ka thënë se për ministrinë që drejton kanë qenë të pritshme)

Në serinë e “Dosjes së Shefave”, përgjime të publikuara gjatë këtij viti nga portali kosovar Insajderi, janë prezantuar fakte se si qeveria e udhëhequr pikërisht nga Thaçi dhe me ministër Arsim Bajramin kishin lejuar shkelje të ndryshme.

Në përgjimet e dalura në opinion është parë se si qeveria “Thaçi” vendos se kënd ta qojnë në Agjencinë e Akreditimit (është institucion i pavarur që kontrollin cilësinë e arsimit të lartë në Kosovë. Kjo Agjenci, akrediton universitetet dhe kolegjet private e ato publike), e deri tek falja e notave për student të Universitetit të Prishtinës.

“Punësimi i militantëve e analfabetëve në shkolla ‘sakatoi’ nxënësit”

Se dy partitë aktuale në pushtet janë fajtoret kryesore për gjendjen katastrofale në arsim janë sepse në shkollat fillore dhe ato të mesme u punësuan militant të partive politike, njerëz jo profesional që një numër i vogël i tyre kanë blerë diplomat në kolegje private, dhe kështu çuan në “sakatimin” e nxënësve.

Për dështimin e sistemit të arsimit veçanërisht fajtore në vitet e fundit është PDK pasi gjatë mandatit të saj u hapën shumë institucione të arsimit të lartë në Kosovë, shumë prej të cilave janë hapur në kohë të fushatës zgjedhore, duke bërë që në këto institucione më pas të marrin diploma të ndryshme edhe analfabetë që s’dinë as shkrim e lexim dhe më pas falë “diplomave” të tyre më pas punësohen në shkolla të ndryshme.

Poashtu kryetarët e komunave janë fajtor për shkatërrimin e arsimit, pasi drejtorët e shkollave zgjidhen direkt nga komuna, dhe më pas siç është raportuar në vazhdimësi në shkollat kosovare pothuajse në çdo komunë punësohen siç cekëm më lartë militant partiak që nuk kanë njohuri elementare për lëndët të cilat caktohen si mësimdhënës (psh. mësues i anglishtës emërohet ai me diplomë të fizikës apo kimisë e raste të tjera të ngjashme).

“Pa largimin e analfabetëve s’ka këndellje të arsimit”

Por, shtrohet pyetja; a mund të këndellet arsimi në Kosovë derisa vendi qeveriset nga njerëz të njëjtë, nga drejtues të shtetit para të cilëve gjatë fushatave zgjedhore kërsasin armët?!

Ditët e fundit në mediat kosovare u publikua një video ku gjatë fushatës zgjedhore për kryetar të Drenasit në një nga odat e fshatit ku të pranishëm ishin krerët më të lartë të PDK-së, kreu i saj Kadri Veseli, kandidati për kryetar komune Ramiz Lladrovci e ministri i Bujqësisë Memli Krasniqi dhe deputetit Adem Grabovci, rastësisht nuk ka qëlluar ministri i Arsimit, Arsim Bajrami (pasi ka qenë aktiv në fushatë), është gjuajtur nga dritarja e odës me armë zjarri në prani.

Dhe në vend që kryekuvendari Veseli e ministri Krasniqi të reagojnë ata me birra në duar dëgjonin atmosferën që e “kallnin”, një grup shahirësh që këndonin këngë folklorike.

Andaj, duke parë këtë rast që flet shumë për shtetin dhe udhëheqjen e saj, nuk është aspak e çuditshme pse Kosova ka marrë një goditje të rëndë nga PISA për gjendjen në arsim.

Padyshim se shoqërisë kosovare i duhet njëdebat serioz për arsimimin e gjeneratave të reja dhe aspak nuk i nevoiten fjalët boshe të drejtuesve të shtetit të cilët aspak nuk e kanë problem të “ngrenë dolli” në prani të gjuatjeve me armë zjarri nga militantë të tyre të cilët më pas mund t’i rehatojnë edhe në sistemin arsimor si mësimdhënës, dhe rezultati i PISA-s nuk ka arsye të lë të shtangur askënd.

Përfundimisht pa largimin e  analfabetëve funksionalë që nuk janë në gjendje t’i shkruajnë dy fjali kuptimplote, të cilët janë bërë mësimdhënës e profesorë universiteti ose mbajnë pozita udhëheqëse, jo që nuk do të këndellet vetëm sistemi i arsimit por as shteti në përgjithësi.

Në prani të Veselit, në oda të Drenasit gjatë… by kohanet

Related Posts

Ballkani, nën kërcënimin e tjetër kolapsi energjitik si verën e kaluar
Ekonomi

Ballkani, nën kërcënimin e tjetër kolapsi energjitik si verën e kaluar

18/05/2025
Pesë përfundime kryesore pas vizitës së Trump-it në Lindjen e Mesme
Analizë

Pesë përfundime kryesore pas vizitës së Trump-it në Lindjen e Mesme

17/05/2025
Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?
Bota & Rajoni

Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

17/05/2025
Next Post
Rrëzohet muri i serbëve në Mitrovicë, Tahiri: Po shkelet marrëveshja e Brukselit

Rrëzohet muri i serbëve në Mitrovicë, Tahiri: Po shkelet marrëveshja e Brukselit

Hahn i qan hallet me Metën për çeshtjet e rajonit, nga Reforma në Drejtësi tek dialogu Kosovë-Serbi

Hahn i qan hallet me Metën për çeshtjet e rajonit, nga Reforma në Drejtësi tek dialogu Kosovë-Serbi

Ndërtimet pa leje, Tahiri: Faji i gjyqtarëve, do i shfarosë Vetting-u, s’kanë shpëtim

Ndërtimet pa leje, Tahiri: Faji i gjyqtarëve, do i shfarosë Vetting-u, s’kanë shpëtim

TË FUNDIT

  • Të fundit
Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë

Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë

18/05/2025
Çyryk në kujtesë?

Çyryk në kujtesë?

18/05/2025
Kërcënime të frikshme nga negociatorët rusë në Stamboll

Kërcënime të frikshme nga negociatorët rusë në Stamboll

18/05/2025
Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

18/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni