Në rajonin Birqash, në veri të qytetit të Gizës në Egjipt, gjendet tregu më i madh i deveve në Lindjen e Mesme, i cili vizitohet veçanërisht para Fitër Bajramit, kur muslimanët blejnë kurban.
Ky treg konsiderohet më i madhi në Lindjen e Mesme që nga viti 1995 dhe ndodhet larg zonave të banuara dhe është i ndërtuar në rreth 25 hektarë tokë.
Në këtë treg vijnë egjiptianët nga i gjithë vendi për të blerë deve, të cilat shiten kryesisht me ankand.
Çmimet e deveve varen nga lloji dhe qëllimi, d.m.th nëse ato janë të destinuara për mish, gara apo mbarështim.
Miliona muslimanë në mbarë botën, nga 28 qershori deri më 1 korrik, do të festojnë Kurban Bajramin, e cila ndër të tjera shënohet me therjen e kurbanit dhe shpërndarjen e mishit të kurbanit. /tesheshi.com/