Jimmy Carter është shëruar nga kanceri. Lajmi është bërë i ditur nga vetë ish presidenti amerikan gjatë një kursi javor në Maranatha Baptist Church në Plains të Gjeorgjisë, ku jep mësim.
Siç ka thënë miku i tij i ngushtë, Jill Stuckey “na ka thënë se është shëruar nga kanceri. Të gjithë janë shumë të lumtur për këtë fakt”. 91-vjeçari Carter lajmëroi në muajin gusht se vuante nga një tumor në tru.
Që prej momentit që zbuloi se vuante nga tumori në tru, Carter i është nënshtruar një serie terapish pa hequr dorë asnjëherë nga impenjimet e tij ditore e rutinore./tesheshi.com/