Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Khamenei del nga “strofulla”

    Khamenei del nga “strofulla”

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

SHENIM/“Opinion”-i i kthyer në vend baltosjeje: Stefani nuk e kursen Zogajn

by Te Sheshi
16/10/2015
in Kryesore
Reading Time: 3 mins read
A A
SHENIM/“Opinion”-i i kthyer në vend baltosjeje: Stefani nuk e kursen Zogajn

Bujar M. Hoxha

Që një emision televiziv si “Opinion”-i, i menduar si një hapësirë për debatin konstruktiv, politik, social, e më gjerë, është kthyer në vendin më të parapëlqyer për të nxjerrë inatet e për të shpërfaqur mëritë e të ftuarve, nuk është e mundur të mohohet më. Niveli në rritje i sulmeve reciproke, i përcjellë me një fjalor banal e tejet ordiner të atyre që pretendojnë t’i japin mend audiencës, është ai çka bie në sy kohët e fundit.

Ka ca njerëz që aty ftohen vetëm për një shkak, e për asnjë meritë të tyre që mund t’i hyjë në punë shoqërisë. E vetmja aftësi që kanë këta debatues, e që as mundohen sadopak ta fshehin a ta mbajnë të shtypur, është ajo e baltosjes së atij që kanë përballë. Eshtë aftësia që një problematikë shqetësuese të paraqitur për debat ta lënë mënjanë, për të vënë në qendër të orës televizive të “Opinion”-it shpërthimet e tyre të pakontrolluara.

Pështjellimin, skuqjen e fytyrës të së sulmuarit, të pushtuar mbase nga turpi prej akuzave që veç gojë njerëzish ordinerë mund t’i nxjerrin faqe publikut, e shton drejtuesi i emisionit me qëndrimin e tij indiferent. Në vend të ndërhyrjes së detyruar të tij, ashtu siç bën shpesh kur ai vetë cenohet, ne e shohim atë të kënaqet së brendshmi me spektaklin e ofruar, me vështrimin të përqendruar te ekrani i telefonit në ndjekje të shifrave të shikueshmërisë.

Sherret aty ngjajnë me atë të shoferit me pasagjerin në autobusin urban, me atë të komshiut me komshiun në pallat, ngjajnë me atë mes atij që i është ngrënë haku e atij që nuk e ha meraku për këtë; është vetë sherri i shoqërisë sonë!

Tabloja e mbrëmjes të së enjtes nuk bëri përjashtim, ashtu siç ishin dhe parashikueshmëritë. “Opinion”-i ka vend gjithmonë për dikë që krijon atmosferë me daljet e tij jashtë kontrollit. Teksa tema ishte mjaft delikate, e përpiqej të sillte edhe një herë në vëmendje aferën gjigande korruptive të kryer mes një kompanie çeke si CEZ-i dhe autoriteteve shqiptare të qeverisjes, një sulm banal krejt i pavend nga Andrea Stefani ndaj Preç Zogajt shkërmoqi tërë seriozitetin e bisedës.

“Ti ke qenë spiun dhe nuk je analist. Ti nuk ke lidhje me analistët”, qenë fjalët e Stefanit, të thëna mes rrëmbimit të tij inatçor, dukshëm joqytetar. Për të vijuar me një seri shprehjesh të tjera të këtij lloji, të thëna sy e faqe të gjithëve ndaj Preç Zogajt.

I gjendur nën një sulm të tillë, e që si një akt civil do të kërkonte më së pari një largim nga studioja, si një shprehje mospranimi të qëndrimit në një hapësirë me ofenduesin, Zogaj zgjodhi të përgjigjej po vrullshëm.

“Kam një vendim gjykate këtu, që e kam marrë me vete, dhe nëse vazhdon të flasësh më, do ta ngul mu në lule të ballit,” qenë fjalët e nxjerra prej Zogajt të sikletosur.

Që ofenduesi i mbrëmshëm nuk kursen askënd, kjo nuk është më sekret, që ai as tenton të përmbahet, nuk është e paditur, e që shkumëzon në të parin moment të përmendjes së çka nuk e ka për zemër, nuk ka mbetur i madh e i vogël pa e mësuar. Por ai vetë ende nuk e ka kuptuar se thirret aty si katalizator sherresh, e jo për diçka tjetër. Ende nuk e ka kuptuar se po përdoret!

Preç Zogaj mund të mos pëlqehet për shumë gjëra, mes të cilave spikat mungesa e koherencës së qëndrimeve të tij politike, ama nuk është prej atyre që meriton të sulmohet në atë mënyrë. Nuk është prej atyre që të ngjall dëshirën për ta bërë helaq.

Në fund, çfarë publiku me dy pare mend kupton prej sherrit të mbrëmshëm është se edhe opinionbërësit janë i njëjti soj me ne. Përtej kollarisjes, hekurosjes së veshjes e fjalës, edhe tek ta gjen sherrxhiun, idhnakun, të rrëmbyerin e gojëprishurin. Për një pjesë të mirë të tyre “opinioni” i dhënë nuk është mision, por punë. E si çdo punë, edhe “opinioni” ka faturën e vet. Dikush e shkruan atë faturë, e dikush e paguan. Mbrëmë e pagoi Preçi! /tesheshi.com/

Related Posts

Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?
Gjeopolitikë

Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?

05/07/2025
Ashura: një agjerim musliman për hebrenj të dikurshëm si palestinezët sot
Kryesore

Ashura: një agjerim musliman për hebrenj të dikurshëm si palestinezët sot

05/07/2025
Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan
Kryesore

Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

05/07/2025
Next Post
Intervista/ Basha: Gati të ndryshojmë kushtetutën me Ramën, ja kushtet e mija

Intervista/ Basha: Gati të ndryshojmë kushtetutën me Ramën, ja kushtet e mija

Zgjidhen pesë vendet e reja anëtare të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Zgjidhen pesë vendet e reja anëtare të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Ushqejnë fëmijën 2 vjeç me dietë vegjetariane, përfundojnë me urgjencë në spital

Ushqejnë fëmijën 2 vjeç me dietë vegjetariane, përfundojnë me urgjencë në spital

TË FUNDIT

  • Të fundit
Khamenei del nga “strofulla”

Khamenei del nga “strofulla”

05/07/2025
Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

05/07/2025
Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?

Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?

05/07/2025
Gjashtë dekada Scorpions: a ishte CIA pas grupit të famshëm gjerman?

Gjashtë dekada Scorpions: a ishte CIA pas grupit të famshëm gjerman?

05/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni