Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Dështimi i sërishëm armen, plas në Jerevan

    Dështimi i sërishëm armen, plas në Jerevan

    Shkupi mund Budva-n në Bruksel

    Shkupi mund Budva-n në Bruksel

    Pamje: një kryeqytet i ri po shfaqet në Egjipt

    Pamje: një kryeqytet i ri po shfaqet në Egjipt

    Zemërimi i fortë polak me Ukrainën, ç’po ndodh mes dy vendeve?

    Zemërimi i fortë polak me Ukrainën, ç’po ndodh mes dy vendeve?

    Parajmërim për “paqe saudite” me Izraelin

    Parajmërim për “paqe saudite” me Izraelin

    Padi shtetit amerikan nga 12 muslimanë

    Padi shtetit amerikan nga 12 muslimanë

    Vuçiç merr mesazh nga Prishtina: Do arrestohesh nëse…

    Vuçiç merr mesazh nga Prishtina: Do arrestohesh nëse…

    Një përgjigje e fortë nga UNESCO për mohuesit e krimeve

    Një përgjigje e fortë nga UNESCO për mohuesit e krimeve

    Komandanti i KFOR-it, një garanci e dhënë nga Beogradi

    Komandanti i KFOR-it, një garanci e dhënë nga Beogradi

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

SHËNIM/ Videoskandali: sa i përhapur është modeli “Xhelili” dhe a është ai viktimë e një lufte politike?!

Nga te Sheshi
13/05/2016
në Kryesore, Politikë
Reading Time: 3 mins read
A A
SHËNIM/ Videoskandali: sa i përhapur është modeli “Xhelili” dhe a është ai viktimë e një lufte politike?!

Imazhet e rënda të videoskandalit më të fundit, ku protagonist kryesor ishte kryetari i bashkisë së Peshkopisë, Shukri Xhelili, i zgjedhur vetëm një vit më parë, ofruan një spektakël bajat dhe skandaloz.

Ato pamje treguan fytyrën arrogante dhe të pacipë të një zyrtari të shtetit që abuzon në mënyrë ekstreme me detyrën, duke i ofruar punë një vajze të re që i kërkon, tenton dhe insiston favore trupore seksuale.

Një ngjarje tepër e rëndë që në fakt është një fenomen i përhapur gjerësisht jo tani por realisht prej 70 vjetësh në historinë e shtetit shqiptar që nga viti 1944.

Dhe është dramatike dhe e dhimshme që tipa të tillë kanë krijuar një lob, një mendësi, një koncept që pushteti është pronë dhe do të përdoret për të përfituar gjithçka, qoftë dhe pjesën më të rëndësishme të dinjitetit njerëzor që është nderi dhe trupi i një vajze të re.

Nuk ka asnjë justifikim rasti “Xhelili” dhe ai meriton një ndëshkim më shumë se shembullor pasi përbën dhunim të ligjit të shtetit dhe moralit njerëzor.

Prokuroria nisi hetimet për abuzim dhe sipas të gjitha gjasave, kryebashkiaku që do të shkarkohet sot nga qeveria do të jetë shembulli i parë i një ndëshkimi drakonian.

Themi i parë, sepse precedent paraardhës, pra Ylli Pango, përveç se u shkarkua si ministër, më pas u ëmrua në një post të lartë shtetëror dhe arriti që nëpërmjet gjykatës të dënojë televizionin Top Channel për videon që transmetoi.

Sot edhe kësaj dite, në administratën e shtetit gëlojnë drejtorët që veprojnë si pashallarë, të cilët kolektivin që e kanë në varësi e konsiderojnë si “haremin e tyre”.

Ka më sumë se një rast ku janë ngritur shqetësime të tilla. Madje në kryeministri ka mbërritur edhe ankesa për një drejtues të një enti mediatik publik që abuzom me postin duke rritur në karrierë pikërisht ata punonjëse që i ofrojnë favore seksuale.

Por skandali i mbrëmëshëm natyrshëm ngre disa pikëpyetje që vijnë pas shqyrtimit të imtësishëm të fakteve.

I gjithë videopërgjimi ishte teknikisht perfekt, në audio dhe në video, ç’ka do të thotë që pajisjet e përdorura ishin fjala më e fundit e teknologjisë.

Ata kërkojnë shumë investime financiare pasi kushtojnë shtrenjtë dhe një trajnim specifik në përdorimin, vënien në punë e më pas zbardhjen.

U publikuan nga një emision siç është “Të Pa Ekspozuarit”, që edhe pse ka natyrë investigative, nuk është marrë me kamera të fshehta dhe nuk zotëron teknologji të tillë siç janë emisionet investigative të specializuara “Fiks Fare” dhe “Stop”.

Që do të thotë se aksioni i viktimës, e cila në këtë rast është dhe filmuesja e videoskandalit, nuk është aksion individual por i organizuar me përpikmëri deri në detaje.

Parë në sfond, dy janë argumentat që ushqejnë një pistë të mundshme se nga kanë ardhur indicjet dhe në favor të kujt janë.

I pari është një sfond i qartë dhe i fortë politik.

Shukri Xhelili, kryetari tashmë i shkarkuar i bashkisë së Peshkopisë, prej gati 9 muajsh është në konflikt të hapur me aleatin më të ngushtë, LSI-në, e cila e ka akuzuar për punësime klienteliste dhe jo korrekte.

Deputeti i LSI-së për qarkun e Dibrës, Përparim Spahiu, në shkrime dhe fjalime në parlament e ka goditur hapur dhe fort Xhelilin.

Ai ka qenë në konflikt të hapur dhe antagonist me aleatin e tij të ngushtë.

Ndërkaq, televizioni ku u transmetua (i cili nuk mori përsipër se e ka dirigjuar nga ana logjistike) videoskandali njihet se ndodhet pranë kreut të LSI-së Ilir Meta.

Shukri Xhelili, sot pritet të shkarkohet nga qeveria, të ndalohet nga policia dhe të arrestohet nga prokuroria, me akuzën e abuzimit të postit zyrtar.

Ai është modeli i papërgjegjshmërisë në radhë të parë të Partisë Socialiste dhe Edi Ramës që e ka kandiduar, ndërkohë që ka pasur të dhëna se Shukja nuk është shërbëtori publik, por abuzues dhe manjak i përsëritur. Një model zyrtari që duhet të ishte goditur por  promovua.

Bumerangu që erdhi për mazhorancën jo vetëm është i merituar, por është si një sinjal që vjen paralel me reformën në drejtësi, që përveç të korruptuarve dhe të pangopurve duhet të ndëshkohen edhe ata zyrtarë që thjesht tentojnë të shkëmbejnë pushtetin me jetën private të një qytetari hallexhi.

Çdo përdorim politik në këtë rast është i pëligjur sepse rrit lobimin kundër abuzuesve të tillë në administratë që sillen si padronë. Dhe ndoshta orteku mbi ta sapo ka filluar…

/tesheshi.com/

Të ngjashmeLajme

Deklarimi më epik i Ramës në lidhje me Belerin
Politikë

Deklarimi më epik i Ramës në lidhje me Belerin

21/09/2023
Histori dhe shkëlqim: njihuni me hotelin më të mirë në botë
Turizëm & Udhëtime

Histori dhe shkëlqim: njihuni me hotelin më të mirë në botë

21/09/2023
BE-Turqi, bashkim apo ndarje?
Gjeopolitikë

BE-Turqi, bashkim apo ndarje?

21/09/2023
Lajme të tjera
Dy profesionet më të paguara në Australi

Dy profesionet më të paguara në Australi

Torres: surprizë nëse thirrem nga Del Bosque

Torres: surprizë nëse thirrem nga Del Bosque

Nga Ermir HOXHA: Mungesa ulëritëse e ndjesës në politikën shqiptare

Nga Ermir HOXHA: Drejtësia nuk është çështje reforme, por principi

TË FUNDIT

Deklarimi më epik i Ramës në lidhje me Belerin

Deklarimi më epik i Ramës në lidhje me Belerin

2 orë Më parë
Jo e lehtë as për devetë: shpëtimin nga vapa në Detin Arabik

Jo e lehtë as për devetë: shpëtimin nga vapa në Detin Arabik

7 orë Më parë
Ikja e infermierëve në Itali: “Gjermania” e tyre është Zvicra

Ikja e infermierëve në Itali: “Gjermania” e tyre është Zvicra

10 orë Më parë
Pleqëri apo qëllimësi? Biden lë nam në OKB…

Pleqëri apo qëllimësi? Biden lë nam në OKB…

12 orë Më parë

NA NDIQNI!

KRYESORE

  • Kryesore
Histori dhe shkëlqim: njihuni me hotelin më të mirë në botë

Histori dhe shkëlqim: njihuni me hotelin më të mirë në botë

21/09/2023
BE-Turqi, bashkim apo ndarje?

BE-Turqi, bashkim apo ndarje?

21/09/2023
Delikatesa gjeoekonomike e luftës në Nagoro-Karabak

Delikatesa gjeoekonomike e luftës në Nagoro-Karabak

21/09/2023
“Lufta” që ka shpërthyer në opozitën maqedonase

“Lufta” që ka shpërthyer në opozitën maqedonase

21/09/2023

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Gerti Gjyzeli: Shqipëria turistike jo e qeverisë

Nga Bujar M. Hoxha: Ringjallja braziliane e kuqezinjve

Rilindja e pamundur e Ramës, pse?

Roald A. HYSA: Parimet e laicitetit dhe Shën Tereza

Ne për çamët dhe Greqia për Belerin: ç’diferencë e trishtë!

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist