Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kolumnisti izraelit, komandantëve ushtarakë: Jini të guximshëm dhe ndaloni luftën!

    Kolumnisti izraelit, komandantëve ushtarakë: Jini të guximshëm dhe ndaloni luftën!

    Dekarata mizore: “Çdo foshnjë në Gaza, një armik”

    Dekarata mizore: “Çdo foshnjë në Gaza, një armik”

    Paralajmërimi kobzi për 14 mijë foshnja në Gaza

    Paralajmërimi kobzi për 14 mijë foshnja në Gaza

    Fjalim i fuqishëm mbi Gazën në Parlamentin Britanik: “Historia do t’ju gjykojë…”

    Fjalim i fuqishëm mbi Gazën në Parlamentin Britanik: “Historia do t’ju gjykojë…”

    Gëzohuni o banorë të Gazës, do të vdisni me barkun plot!

    Gëzohuni o banorë të Gazës, do të vdisni me barkun plot!

    Politikani izraelit, akuza qeverisë së Netanyahu-t: “Vrasin fëmijët e Gazës si hobi”

    Politikani izraelit, akuza qeverisë së Netanyahu-t: “Vrasin fëmijët e Gazës si hobi”

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

SHËNIM: Skandali i Elbasanit, ka rënë shteti? Jo, ra fasada!

by te Sheshi
29/09/2017
in Kryesore, Të fundit
Reading Time: 3 mins read
A A
SHËNIM: Skandali i Elbasanit, ka rënë shteti? Jo, ra fasada!

Nga Bujar M. Hoxha

Në fillim të viteve ’90, një figurë e njohur klerike në një periferi të vendit do ta shprehte hapur zhgënjimin me rrjedhën që kishin marrë ngjarjet në rënie e sipër të regjimit diktatorial. Edhe pse kishte provuar mbi shpinë në vite presione e mungesa të gjithfarëllojshme, që nga pamundësia për ta shprehur hapur bindjen e tij fetare, edhe pse do të kontribuonte për rrëzimin e rendit shtypës të njeriut me të cilin ndante të njëjtin mbiemër duke kandiduar në zgjedhjet e para pluraliste për demokratët, ai shpejt do ta kuptonte se gjërat nuk ishin në rrugë të mbarë.

Ndarës i të njëjtin zhgënjim, dikush tjetër në të njëjtën periferi do të parashikonte largpamësisht se ky vend nuk mund të bëhej asgjë më shumë se një Sicili. Një parashikim që fatkeqësisht është provuar të ketë qenë i saktë.

Ngjarje si ajo e Elbasanit përsëriten periodikisht, duke nxjerrë në sipërfaqen e “shndritshme” llumin që përthith dalëngadalëjetët tona. Pamjet filmike të një incidenti ku forcat policore shpërfillen e goditen si pa të keq, aq sa dhe një roje objekti u bën karshillëk, tregojnë se kush sundon vërtet në këtë territor të quajtur Shqipëri.

Pluralizmi politik, demokracia, zgjedhjet, ndërrimi i pushtetmbajtësve, reformat, hyrja në BE, Vetting-u… Fjalë, gënjeshtra, përralla, vënëse në gjumë… E vërteta jonë është ngjarja e Elbasanit…

E vërteta jonë është mbyllja e pazëshme e procesit për një kryegjykatës që nuk ka patur aspak turp ta kërkojë ngopjen e epshit në çdo mish femëror që i del përpara. E vërteta jonë është lënia e sigurisë tonë në duar të dënuarish jashtë kufijve shtetërorë, që diku në Europë bëjnë hajdutin a trafikantin e këtu vihen për të mbrojtur ligjshmërinë!

A thua mijëra njerëz ikin apo duan të ikin pafundësisht nga ky vend veç për arsye ekonomike?

Rrugët e shtruara, shkollat e hapura, shiritat e prerë të përurimeve, rritja ekonomike, lufta politike në parlament a gjetkë, e majta, e djathta, qendra… Gjithçka e tillë është vetëm fasadë!

Kravatat, kostumet e shtrenjta, makinat luksoze, buzëqeshja, fjalimet… Vetëm mbështjella nën të cilën fshihet tjetër lëkurë!

Kësi ngjarjesh janë veç maja e ajsbergut, që shpërfaqin të vërtetën: atë se kujt i përket pushteti real në këtë vend. Se si pas biznesesh të “ndershme” gjenden duar keqbërësish, se si pas tenderash qëndrojnë vjedhës me detyra shtetërore, se si pas tokave e apartamenteve të dhuruara nga halla, tezja apo vjehrra fshihen “vigjiluesit e devotshëm të rendit ligjor”. Të kthyer në mashë të bandave, apo në vetë bandën!

Ngjarja e Elbasanit nuk ka zanafillë të vonë; është qelbëzim i një plage të kahershme. Nuk ka ngjyrë; ajo është treguesi më i mirë i kriminalizimit të një mënyre të tërë të të jetuarit. Heshtja përballë saj tregon frikë, pajtim, bashkëfajësi…

Nuk ka rënë shteti, siç pëlqen të gënjejë vetëdijshëm një zë publik, por ka rënë fasada shumëdekadëshe e tij. Pasi shteti nuk ka mundur të ngrihet, por dhe kur është përpjekur të funksionojë, ashtu këmbëzvarrë, dora e tij është lëshuar vetëm mbi të pambrojturin.

Mitet nuk e mbajnë në këmbë këtë farë shteti, nuk e mban as “Viti i Skënderbeut”. Ato shërbejnë vetëm për ta mbajtur hundën përpjetë, por jo për ta fshehur të dhimbshmen gjë: në thuajse tridhjetë vite nuk është ngritur më shumë se një Sicili! /tesheshi.com/

Related Posts

Kolumnisti izraelit, komandantëve ushtarakë: Jini të guximshëm dhe ndaloni luftën!
Lindja e Mesme

Kolumnisti izraelit, komandantëve ushtarakë: Jini të guximshëm dhe ndaloni luftën!

21/05/2025
Bill Gates: Tre profesionet që nuk kërcënohen nga IA
Shkencë & Jetë

Bill Gates: Tre profesionet që nuk kërcënohen nga IA

21/05/2025
A e dini se si u krijua makina e parë?
Kujtesë

A e dini se si u krijua makina e parë?

21/05/2025
Next Post
Përmbyset anija që transportonte myslimanët Rohinga, 60 persona dyshohet të jenë mbytur

Përmbyset anija që transportonte myslimanët Rohinga, 60 persona dyshohet të jenë mbytur

Referendumi në Katalonia: ja plani i qeverisë spanjolle për të prishur proçesin

Referendumi në Katalonia: ja plani i qeverisë spanjolle për të prishur proçesin

Kur është i gatshëm fëmija për t’u bërë me motër ose vëlla?

Kur është i gatshëm fëmija për t’u bërë me motër ose vëlla?

TË FUNDIT

  • Të fundit
Kolumnisti izraelit, komandantëve ushtarakë: Jini të guximshëm dhe ndaloni luftën!

Kolumnisti izraelit, komandantëve ushtarakë: Jini të guximshëm dhe ndaloni luftën!

21/05/2025
Bill Gates: Tre profesionet që nuk kërcënohen nga IA

Bill Gates: Tre profesionet që nuk kërcënohen nga IA

21/05/2025
A e dini se si u krijua makina e parë?

A e dini se si u krijua makina e parë?

21/05/2025
Studimi i ri: sa na e kërcënon vendin e punës Inteligjenca Artificiale?

Studimi i ri: sa na e kërcënon vendin e punës Inteligjenca Artificiale?

21/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni