Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Burgjet “full” të BE-së

    Burgjet “full” të BE-së

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Shuhet një majtist me nam

    Shuhet një majtist me nam

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

SHËNIM: Patriku që u bë shqiptar

by te Sheshi
24/05/2016
in Kryesore
Reading Time: 2 mins read
A A
SHËNIM: Patriku që u bë shqiptar

Sot, gjatë një takimi të kryeministrit Edi Rama me disa dhoma tregtie dhe biznese, ndër to të huaja, që operojnë në Shqipëri, ndodhi edhe një episod sa grotesk, po aq për të vajtuar. Një biznesmen i huaj, sipas raportimeve të medias i quajtur Patrik, mori mikrofonin dhe filloi të kritikonte qeverinë, me bindjen që i ftuar në një të ashtuquajtur dëgjesë publike, nga ato që qeveria i ka fort për zemër kohët e fundit, mund të thoshte troç atë që mendonte.

Patriku, pronari i një biznesi bitumi, filloi të ankohej mbi ndryshimet e paketës fiskale, duke përmendur edhe dëmet që kjo i kishte shkaktuar biznesit të tij. Mirëpo nuk u desh shumë dhe ai gërvishi një plagë të mahisur të qeverisë, pikërisht çështjen e punësimit. Dhe kjo ndodhi fiks në valën e punësimeve masive (sipas qeverisë, të kuptohemi), apo më mirë të themi të vendeve të panumërta të punës që mirëpresin krahëhapur profesionistët dhe zanatçinjtë që aq shumë i mungojnë këtij vendi. Patriku, ndoshta nga serioziteti me të cilin kishte marrë pjesëmarrjen në dëgjese, ose thjesht nga mllefi dhe dashakeqësia tinëzare ndaj qeverisë, guxoi të thoshte që rrjedhojë e ndryshimeve të përçartura në paketën fiskale ishte edhe largimi nga puna i plot 80 të punësuarve në biznesin e tij.

Por pas një kërcitjeje nervore, kryeministri, në rolin edhe të moderatorit të dëgjesës, ndërhyri krejt pa takt duke i ndërprerë fjalën Patrikut. Arsyeja ishte e thjeshtë. Sipas kryeministrit, Patriku po bënte si shqiptar. Si ata shqiptarët që dërdëllsin tërë ditë duke kritikuar qeverinë. Dhe po si ata shqiptarët që me sa duket nuk meritojnë të dëgjohen, apo më keq akoma, nuk meritojnë të flasin, sidomos kur vënë në dyshim aksiomat qeveritare të tipit “punë ka, por s’ka profesionistë”.

Nga gjithë ky episod, ngjizur dhe ngjyer me përçmim kryeministror, por edhe arrogancë të pashoqe, sidomos kur bëhet fjalë për njerëzit që të kanë zgjedhur e të kanë besuar pozitën më të rëndësishme të shtetit, shija që të mbetet është aspak e këndshme. Është shija e njeriut, ose shqiptarit, që pavarësisht se rropatet për të mbajtur gjallë frymë e tij dhe të familjes, për të jetuar me ndershmëri e dinjitet, sërish për kryeministrin e tij mbetet thjesht paraziti i përjetshëm, gërnjari, i pakënaquri patetik, i verbri që nuk arrin të shikojë efektet çudibërëse të reformave qeveritare.

Së fundmi, kryeministrit tonë fatkeq që i ka rënë për pjesë t’i shërbejë një mileti mosmirënjohës, iu shtua edhe një dert tjetër. Mosmirënjohja dhe gërnjarizmi u bë ngjitës dhe infektoi edhe të huajt që vijnë të investojnë apo të punojnë në Shqipëri.

Më kot u mundua Patriku të shpjegonte se personi që propozoi ndryshimet rrënuese nuk meritonte të qëndronte në të njëjtin post. Kryeministri ynë, me rolin e vetëprezumuar të shpëtimtarit, nuk ka kohë të humbasë me llogaridhënie konsumuese. Më e paktë që mund t’i kërkohet është të shfaqë një fije modesti. Në mos të ndjerë, të paktën të imponuar, për shkak të postit që mban. /tesheshi.com/

Related Posts

Trump zemëron si demokratët ashtu edhe republikanët: “Ky mund të jetë spiunazh”
Kryesore

Trump zemëron si demokratët ashtu edhe republikanët: “Ky mund të jetë spiunazh”

14/05/2025
Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura
Kryesore

Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

13/05/2025
Si u shndërrua Turqia nga një kliente në një shitëse armësh për BE-në
Analizë

Si u shndërrua Turqia nga një kliente në një shitëse armësh për BE-në

14/05/2025
Next Post
Eurozona e lëshon dorën përsëri për Greqinë: 10.3 miliardë euro hua

Eurozona e lëshon dorën përsëri për Greqinë: 10.3 miliardë euro hua

Maska natyrale kundër pikave të zeza

Maska natyrale kundër pikave të zeza

Uji nuk mund të shitet në shishe: komuniteti në SHBA fiton kundër industrialistëve

Uji nuk mund të shitet në shishe: komuniteti në SHBA fiton kundër industrialistëve

TË FUNDIT

  • Të fundit
Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

14/05/2025
“Zjerm”-i që përndezi kompleksion idiot serb prej shqiponjës së Kreshnik Spahiut

“Zjerm”-i që përndezi kompleksion idiot serb prej shqiponjës së Kreshnik Spahiut

14/05/2025
Burgjet “full” të BE-së

Burgjet “full” të BE-së

14/05/2025
Strategjia e re e Trump-it për Lindjen e Mesme: largimi nga Netanyahu dhe afrimi me Erdoganin

Strategjia e re e Trump-it për Lindjen e Mesme: largimi nga Netanyahu dhe afrimi me Erdoganin

14/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni