Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

SHËNIM/ As e shitur, as e blerë: humbja si pafuqi në fushë

by Te Sheshi
10/10/2015
in Kryesore
Reading Time: 3 mins read
A A
SHËNIM/ As e shitur, as e blerë: humbja si pafuqi në fushë

Nga Bujar M. Hoxha

Nuk mjafton trishtimi i kapluar nga një humbje tronditëse, rraskapitëse, që ka nxjerrë në sipërfaqe një sërë problemesh, të ndeshura rëndom në ekipet e vogla që rreken të bëjnë përpara, por tani është ndezur dhe fitili i një debati krejt të pavend, absurd, e fuqishterues: ai i shitjes së ndeshjes!

Se cila mendje halucinante e ka prodhuar së pari dhe e ka shpërndarë gjithandej këtë ide të mbrapshtë është vështirë ta thuash, ama tani ajo po merr dhenë, po përdoret politikisht, po nis të shfrytëzohet si kauzë, e po zë vend ngado. U fol për të në televizion, e gjen dhe në gazeta partiake apo ndryshe, edhe pse në një kontekst tjetër, politik, duke kërkuar sulmimin e kundërshtarit me të.

Fjala shitje në këtë rast, në këtë moment delikat për përfaqësuesen kuqezi, është më e dëmshmja, më bukëshkalja, për ata djem, për ata futbollistë, që deri pa nisur ndeshje mbrëmjen e së enjtes i ngrinim në qiell si heronj kombëtarë, e tash kërkojmë t’u vëmë njollën e turpit. Ata nuk mundën të fitonin, kështu qe shkruar, veçse nuk mund t’i fshish për këtë me një të rënë të lapsit. Qenë të njëjtët që desh lanë jetën këtu e një vit të shkuar në strofullën e serbëve.

Si mund të shitet një ndeshje, nga kushdo qoftë, e pritur kaq gjatë, me kaq rëndësi, vendimtare për të ardhmen e futbollit kombëtar në tërësi, e ku në lojë është krenaria nacionale? A është e mundur vallë?

Humbja e ka një shpjegim, por ajo nuk është shitja e saj. Eshtë diçka komplekse, mes diferencës teknike ndërmjet dy ekipeve, mungesës së kapaciteteve të mjaftueshme, lojës së dobët së një pjese të lojtarëve, si dhe, ç’është më e rëndësishmja, interpretimit të gabuar të ndeshjes.

Ky i fundit është elementi që e kanë patur tërësisht në duart e tyre ata që e përgatitën dhe e luajtën këtë takim. Humbja me Serbinë erdhi pas humbjes me Portugalinë, me të dy ndeshjet që i përshkon një fill: ai i pafuqisë.

Ndërsa në përballjen me portugezët, lojtarët tanë, edhe pse nuk rrezikuan, më së paku nuk u lanë shumë hapësirë kundërshtarëve, ndryshe ndodhi me serbët, të cilët e patën më të lehtë të depërtonin në zonën e vendasve. Tek tanët spikati mungesa e idesë për të sulmuar, vertikalizimi, dhënia thellësi lojës, goditjet nga larg, e paaftësia për të krijuar çoroditje te kundërshtari. Ka një mpirje të lojtarëve, jashtëzakonisht të dukshme në takimin e fundit, që nuk i lë të shprehen si duhet në fushë. Ka një pafuqi për t’iu imponuar kundërshtarit, për të shmangur ato gabime fatale në fund të ndeshjeve.

Për më tutje, është dhe De Biazi. Më i miri ndër trajnerët që e kanë drejtuar kombëtaren e Shqipërisë, mangësia e tij duket të jetë shablloni që ka në mendje. Ai ka arritur t’i befasojë vetëm danezët në tre ndeshjet e fundit. Presingu i lojtarëve tanë në fillim të ndeshjes në Danimarkë i nxori jashtë skemave kundërshtarët, gjë e cila dha rezultat në fund me barazimin e marrë. Megjithatë, pjesa vijuese qe e njëjta. Mbrojtje me forca të shumta, e pritje për të goditur nëse të jepet rasti. De Biazi nuk guxon të ndryshojë lojë, edhe pse në dukje ndryshon skema e lojtarë. Ky mbase është caku i tij. Megjithëse, e ka dhe një mundësi për të treguar të kundërtën, pikërisht në ndeshjen me Armeninë.

Në pafuqia do të jetë e pranishme dhe në përballjen me armenët, kjo mbetet për t’u parë, edhe pse zemra na e do që në fund të saj të jemi shend e verë. Ajo çka mund të bëjmë ne është t’i lëmë të qetë lojtarët të bëjnë punën e tyre, e të mos i përziejmë në shitje e blerje. Edhe po të fitojnë, edhe po të humbasin, ata duhen respektuar, duhen çmuar për sakrificën e tyre, e jo të damkosen. Këtë nuk e meritojnë. /tesheshi.com/    

Related Posts

Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?
Gjeopolitikë

Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?

05/07/2025
Ashura: një agjerim musliman për hebrenj të dikurshëm si palestinezët sot
Kryesore

Ashura: një agjerim musliman për hebrenj të dikurshëm si palestinezët sot

05/07/2025
Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan
Kryesore

Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

05/07/2025
Next Post
Mustafa: Kosova në fazën përfundimtare të hyrjes në UNESCO

Mustafa: Zajednicën nuk e themelova unë, por 84 deputetë të Kosovës

Rishfaqet sërish nëndetësja Blushi: i heq puplat Ramës

Rishfaqet sërish nëndetësja Blushi: i heq puplat Ramës

E shtunë e përgjakshme në Turqi: 30 të vrarë e 126 të plagosur nga shpërthimet në kryeqytetin e vendit

E shtunë e përgjakshme në Turqi: 30 të vrarë e 126 të plagosur nga shpërthimet në kryeqytetin e vendit

TË FUNDIT

  • Të fundit
Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?

Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?

05/07/2025
Gjashtë dekada Scorpions: a ishte CIA pas grupit të famshëm gjerman?

Gjashtë dekada Scorpions: a ishte CIA pas grupit të famshëm gjerman?

05/07/2025
Çfarë po bën ushtria e Putinit?

Çfarë po bën ushtria e Putinit?

05/07/2025
Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

05/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni