Me qindra njerëz iu hakërryen njëri-tjetrit në Karolinën e Jugut gjatë mbajtjes së marshimeve të ndara. Njëra palë e mbajti marshimin në vendin ku në fillim të muajit u zhvillua ceremonia për heqjen e flamurit të Konfederatës, për shkak të simboleve raciste.
Por, nuk kaloi shumë dhe marshimi i tyre tërhoqi njerëz të tjerë të palës së kundërt. Kalorësit e Bardhë dhe Ku Klux Klan mbajtën edhe ata marshimin e tyre rival. Rreth 40 anëtarë të KKK marshuan deri në shkallët e Kapitolit dhe valëvitën flamujt e tyre dhe të Konfederatës. Disa nga anëtarët e grupit mbanin një flamur me zvastika. /tesheshi/