Shtetet e Bashkuara kanë futur tarifa shtesë prej 7,5 miliardë dollarë në një gamë të tërë produktesh, një goditje e re tregtare nga Presidenti Trump pavarësisht kërcënimeve evropiane të hakmarrjes.
Doganat hynë në fuqi një minutë pas mesnatës dhe vlen, ndër të tjera, për aeroplanët Airbus, verërat franceze dhe uiskin Scotch, raporton AFP.
Katër ditë më parë, qeveria amerikane mori dritën jeshile nga Organizata Botërore e Tregtisë – OBT për të vendosur tarifa në përgjigje të subvencioneve të dhëna nga Bashkimi Evropian për Airbus.
SHBA tashmë është dhe në një luftë tregtare me Kinën, e cila paraqet një rrezik të madh për stabilitetin e ekonomisë globale.
Por Trump përsëri sulmoi vendet e Evropës të mërkurën, duke i akuzuar ata për një trajtim të padrejtë dhe “barriera të mëdha” kundër importeve të SHBA.
Sidoqoftë, ai nuk e hodhi poshtë mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje.
Ministri Francez i Financave, Bruno Le Maire, me qendër në Uashington, paralajmëroi qeverinë amerikane në mbledhjen vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) se vendimi doganor do të kishte “pasoja negative – si ekonomike ashtu edhe politike”.
“Unioni është i gatshëm të përgjigjet”, tha Le Maire. /tesheshi.com/