Senati amerikan miratoi një ligj të hënën që mund të përdoret për të bllokuar ose ngadalësuar transferimin e avionëve të avancuar F35 në Turqi.
Të dyja forcat, republikanë e demokratë, kanë bërë përpjekje për të mbyllur potencialisht transferimin e aeroplanëve në Turqi, në Senat dhe Kongres.
Të dyja vendet paraqitën ndryshimet e tyre në ligjin për Turqinë, një nga partnerët në programin F35. Vendimi Senatit do të parandalojë transferimin derisa Pentagoni të bëjë një plan për heqjen e Ankarasë nga programi.
Në përgjigje të ligjit të senatit amerikan, kryeministri Yildirim kritikoi vendimin e SHBA si “zhvillime të pafat”.
“Turqia nuk është pa alternativë. Përpjekjet e tilla janë për të ardhur keq dhe janë të drejtuara kundër thelbit të miqësisë strategjike”, tha Yildirim.
Sipas programit F35, dy aeroplanët e parë nga programi duhet të dorëzohen në Turqi deri më 21 qershor për qëllime testimi dhe trajnimi. /tesheshi.com/