Me një recetë të thjeshtë ju mund të bëni vetë shampon tuaj. Ja se si duhet ta përgatisim atë.
Përbërësit:
2/3 filxhani sapun të lëngshëm, pa aromë, dy lugë çaji vaj bajame ose ulliri, 10-15 pika të një vaji esencial, 1/2 filxhan qumësht kokosi.
Mënyra e përgatitjes:
Përgatitja e saj është jashtëzakonisht e lehtë. Duhet të përzieni të gjithë përbërësit në një shishe, dhe shampoja juaj naturale e pa toksina është gati.
Mos harroni të tundni shishen para se të përdorni shampon.
Përdoreni rregullisht dhe flokët tuaj do të jenë të shëndetshëm dhe të shndritshëm./tesheshi.com/