Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Trump nis fushatën: Zoti krijoi dy gjini…!

    Trump nis fushatën: Zoti krijoi dy gjini…!

    Françesku, i shqetësuar për gjakderdhjen në tokën e shenjtë

    Françesku, i shqetësuar për gjakderdhjen në tokën e shenjtë

    E pathëna e krizës në arsimin gjerman: aty ku as emigrantët s’bëjnë derman!

    E pathëna e krizës në arsimin gjerman: aty ku as emigrantët s’bëjnë derman!

    Tha Guardian: Ja kush financoi djegien e Kur’anit

    Tha Guardian: Ja kush financoi djegien e Kur’anit

    S’lejohet djegia e Torës para ambasadës izraelite në Stokholm

    S’lejohet djegia e Torës para ambasadës izraelite në Stokholm

    Finlandë: gazetarë të shpallur fajtorë për zbulim sekretesh shtetërore

    Finlandë: gazetarë të shpallur fajtorë për zbulim sekretesh shtetërore

    Tragjike: kur ta ha kokën peshkaqeni

    Tragjike: kur ta ha kokën peshkaqeni

    AI: Gjaku i derdhur në Jenin, dështimi i Izraelit për të larë hesapet

    AI: Gjaku i derdhur në Jenin, dështimi i Izraelit për të larë hesapet

    Johanesburgu, për herë të parë me kryebashkiak musliman

    Johanesburgu, për herë të parë me kryebashkiak musliman

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

Sermine Purrini, shqiptarja që drejton QIK-un: Ja pse e dëbova Nedelkovskin prej aty

Nga te Sheshi
10/06/2015
në Intervista
Reading Time: 4 mins read
A A
Sermine Purrini, shqiptarja që drejton QIK-un: Ja pse e dëbova Nedelkovskin prej aty

.

Sermine Purrini është gruaja që qëndron në krye të Qendrës Informative dhe Kulturore të Shkupit, një grua shqiptare plot energji, vitalitet dhe vizion, për të ndërtuar një hapësirë unike multikulturore, të të gjithëve dhe për të gjithë. Ka shumë për t`u fokusuar në punën e saj, por ka vend për t`u fokusuar dhe në një akt shumë kuptimplotë, të guximshëm e kurajoz, siç ishte mbyllja e derës për Nedelkovksin, gazetarin kontravers maqedonas; jo në emër të ndarjes etnike, por përkundrazi, në emër të bashkëjetesës së shëndetshme ndëretnike në Maqedoni…

.11223870_1631534557061601_1879933065211669379_nQendra Kulturore e Maqedonisë, e cila drejtohet nga një shqiptare, çfarë është dhe për se shërben?

Qendra Informative Kulturore është krijim i përditshëm, i vazhdueshëm, i vlerave kulturore, konsumuese, “të varura” nga vlerat e krijuara. Është promovim dhe afirmim i kulturës dhe artit të Maqedonisë në Evropë e në botë.

Le t`i marrim më rradhë:

Muzikë: në skenën e hapësirës së vetme dhomë, “Salloni 19’19”: dhe anembanë Maqedonisë dhe Evropës organizime dhe koordinime të  shumë  koncerte dhomash, recitale, koncerte xhazi, bartës tingujsh.

Teatër: në skenën e “Sallonit 19’19”: shfaqje dramash, komedish, monodramash, duodramash, studio dramash për fëmijë…

Art figurativ:  galeria e parë figurative në  Maqedoni: ekspozita figurative, performanca, atelie grafike, galeria e parë shëtitëse në Maqedoni

“Kull-Park”: projekte të shumta multimediale, performanca, koncerte…

Letërsi: fjalë e shkruar, teatri i poezisë, recitale dramash, botim i publikimeve të reja letrare në produksion vetjak, takime me autorë, prezantime monodramash, vështrime kritike për autorë, vepra dhe/ose për tema përkatëse, shfaqje artistike të pjesëve të krijimtarive si dhe dialog i drejtpërdrejtë me konsumatorë të këtij lloji të artit…Biblioteka e parë në Maqedoni  me edicione ditore të mas-mediumeve të shkruara nga Maqedonia dhe Evropa. Ndërkohë që po të nis e të rendis promovimet e librave e veprave të ndryshme, vështirë të ndalem …

A i përgjigjet produkti kulturor që ofroni një vizioni fisnik mbi këtë qendër?

Duhet ta nis nga programi i QIK-u, ku duhet të them se  nuk bëhet, fjala vjen, sot për nesër, ose çka do të sjell dita. Ai planifikohet e diskutohet një vit para me komisione të sektorëve të mbrendshëm dhe të jashtëm, me ekspertë dhe profesionistë të lëmive të caktuara. Qendra Informative Kulturore nuk është qendër thjesht për zbavitje, simpatike, sharmante; QIK-u është një armë shumë më e fuqishme, më e thellë, më me peshë për popullin tonë, prandaj QIK-u vazhdon me programin e saj me shumë botime dhe promovime të librave, koncerte të të gjitha zhanreve, ekspozita, drama, mbrëmje letrare, debate, manifestime…..

 A keni bashkëpunim me insitucione rajonale, konkretisht me ato të Kosovës dhe Shqipërisë?

Shkupi, Tirana dhe Prishtina, si vende fqinje që jemi, besoj se kemi bashkëpunimin e mjaftueshëm e të ndërsjellë në sferat e ndryshme të kulturës. Unë si udhëheqëse e Qendrës Kulturore në Shkup, kam qenë dhe jam e hapur për bashkëpunim të përbashkët, këmbim të artistëve të mediumeve të ndryshme, kontakteve direkte me drejtues dhe udhëheqës të qendrave të tjera, pjesëmarrje në koloni të artit, si dhe nxitjen e bashkëpunimit mes të rinjve, nëpërmjet të cilave do të determinohen mundësitë për prezantim të pasurisë kulturore të të tre vendeve.

Në qendrën tonë në Shkup, si artistëve nga Kosova ashtu edhe atyre nga Shqipëria, iu është dhënë hapësirë. Kemi mbështetur operën “Skënderbeu” me sopranon e njohur Inva Mula, Filarmoninë e Shqipërisë, pianisten Mirela Sykja, shkrimtarë si Besnik Mustafaj apo Rudina Xhunga. Kishim ekspozitën “Shkupi në telajo”, ku u bënë bashkë 60 piktorë nga qytete të ndryshme të Shqipërisë e artistë të tjerë. Nuk kanë munguar dhe emra të njohur artistësh nga Kosova si Isa Alimusa, piktor, Trio “Kosova”, Kori i Filarmonisë së Kosovës, “Unë Jam”, projekt i Zake Prelvukaj, Burbuqe Berisha, Eliza Hoxha… ekspozitë nga Blerta Surroi, Rona Nishliu, Guri Cavderbasha, Engjëll Berisha, NRG Band, Offchestra ,Zig-Zag, etj.

Besoj që në të ardhmen do të rrisim bashkëpunimit tonë, dhe që artistët shqiptarë nga Maqedonia të kenë ftesa për performancat, ekspozita të ndryshme në këto dy qendra shqiptare. Ne kemi qenë dhe jemi të hapur që të punojmë së bashku për të prezantuar kulturën tonë, e cila, në fakt, nuk është e paktë në botë.

Po jetojmë kohën e një krize të thellë politike, ku a nuk ju duket sikur dhe nga ngjarjet kulturore dikush kërkon të përfitojë prej tyre? Politikisht, kuptohet…

Sipas mendimit tim, kultura duhet të jetë e pavarur nga politika dhe duhet të udhëhiqet nga profesionistë dhe dashamirës të artit. Arti gjykon vet artin, artin nuk e vlerëson dhe jetëson politika, por politika duhet të krijojë hapësira, kushte dhe infrastrukturë për të bërë të mundur krijimin sa më të mirë të artit.

Në Ballkan ku jetojmë, momente të tilla ka shumë; e sidomos në Maqedoni si shtet multietnik, ndihet nevoja për financimin ende më të madh të etnikumit shqiptar, të realizimit të shumë evenimenteve kulturore, artistike siç janë realizimi i filmave me metrazhe të gjatë, filmave dokumentarë, festivaleve me karakter nacional, të gjitha këto të financuara nga buxheti për kulturë i Republikës së Maqedonisë.

Dhe personalisht kam idenë se, edhe pse shumë politikanë janë të pranishëm në ngjarje kulturore, janë thjesht sepse duan që të jenë pjesë e botës së kulturës, pa i menduar benefitet politike.

Dhe në fund: pse keni vendosur që aty mos shkelë këmba e Milenko Nedelkovskit?

Në kohën kur unë e dëbova që aty Milenko Nedelkovskin, ai akoma nuk kishte nxjerrë tërë këtë arsenal urrejtje me të cilin gjuan mbi shqiptarët sot. Sidoqoftë mua më mjaftonte deklarata e tij “shqiptarët i shumëzoj me zero”, për t’i mbyllur dyert e QIK-ut për këtë shovinist të paskrupullt. Milenkoja me siguri nuk ka pritur që do të has në “mikëpritje” të tillë në një institucion të Shkupit, por fatmirësisht konflikti me të ishte rasti i mirë për t`u dhënë një shembull të gjithë atyyre të cilët akoma jetojnë në botën e tyre të imagjinuar, ku shqiptarët u duken si qytetarë të rendit të dytë. /tesheshi.com/

Bisedoi: Memedali Jusufi

Tags: drejtoresha e qikintervita

Të ngjashmeLajme

Tragjedia e një vendi: Rusia pushtoi Serbinë pa gjuajtur asnjë plumb!
Intervista

Tragjedia e një vendi: Rusia pushtoi Serbinë pa gjuajtur asnjë plumb!

29/01/2023
Anullimi i vizitës në Bashkinë e Finiqit, presidenti Begaj shprehet pas një muaji
Intervista

Anullimi i vizitës në Bashkinë e Finiqit, presidenti Begaj shprehet pas një muaji

20/01/2023
Pas hekurave për 40 vjet: si ishin orët e para të lirisë për këtë njeri?
Intervista

Pas hekurave për 40 vjet: si ishin orët e para të lirisë për këtë njeri?

12/01/2023
Lajme të tjera
Show dhe dramë në gjyqin ndaj Ramadan Mujës, Prizreni rrezikon zgjedhje të reja

Show dhe dramë në gjyqin ndaj Ramadan Mujës, Prizreni rrezikon zgjedhje të reja

VIDEO dhe FOTO/ “Kalorësia” e Isë Boletinit hyn në Mitrovicë

VIDEO dhe FOTO/ “Kalorësia” e Isë Boletinit hyn në Mitrovicë

Policia bastis xhaminë në Rakosh të Istogut, kërkonte armë por nuk gjeti gjë

Policia bastis xhaminë në Rakosh të Istogut, kërkonte armë por nuk gjeti gjë

TË FUNDIT

Trump nis fushatën: Zoti krijoi dy gjini…!

Trump nis fushatën: Zoti krijoi dy gjini…!

6 orë Më parë
A e dini se cili qytet goditet rregullisht nga sulmet e hakerëve nga Rusia?

A e dini se cili qytet goditet rregullisht nga sulmet e hakerëve nga Rusia?

10 orë Më parë
Blinken në Egjipt, më pas në Izrael dhe Bregun Perëndimor

Blinken në Egjipt, më pas në Izrael dhe Bregun Perëndimor

10 orë Më parë
Pamje: momenti prekës kur fëmija dëgjon zërin e nënës për herë të parë

Pamje: momenti prekës kur fëmija dëgjon zërin e nënës për herë të parë

11 orë Më parë

NA NDIQNI!

KRYESORE

  • Kryesore
Përfundimet e Harvardit: Ja ç’është lumturi për njeriun

Përfundimet e Harvardit: Ja ç’është lumturi për njeriun

29/01/2023
Pas tankeve, ç’kërkon tjetër Zelensky nga Perëndimi?

Pas tankeve, ç’kërkon tjetër Zelensky nga Perëndimi?

29/01/2023
E pathëna e krizës në arsimin gjerman: aty ku as emigrantët s’bëjnë derman!

E pathëna e krizës në arsimin gjerman: aty ku as emigrantët s’bëjnë derman!

29/01/2023
Tragjedia e një vendi: Rusia pushtoi Serbinë pa gjuajtur asnjë plumb!

Tragjedia e një vendi: Rusia pushtoi Serbinë pa gjuajtur asnjë plumb!

29/01/2023

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Dr. Arben Ramkaj: Djegia e Kur’anit, sot librat e nesër njerëzit!

Nga Jeanne Prades*: Qasja ndaj Islamit në Evropë, ku ndryshojnë Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe?

Nga Gerti Gjyzeli: Drejtësia(e pavdekshme) popullore në Shqipëri

Qasja: Pse po i takon Turqisë ringjallja e botës islame

Nga Yasin Aktay: Marrëdhënia historike midis fesë dhe laicizmit

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist