Serbët e veriut në ekstazë. Po festojnë me fishekzjare dhe parakalime me autokolona por edhe me ndonjë breshëri automatiku.
Nesër do të shikohet me ardhjen e ditës se çfarë ka ndodhur realisht. Kryetari i Mitrovicës Veriore, Goran Rakiq tha se marrëveshjet i mundësojnë serbëve qëndrimin në Kosovë.
Ai deklaroi se shpreson që Prishtina nuk do të paraqesë kundërshtime për zbatimin e marrëveshjes për Asociacionin. Edhe kryetari i Graçanicës, Vladeta Kostiq theksoi se Asociacioni do të jetë faktor i paqes në Kosovë./tesheshi.com/