Presidenti Donald Trump më parë do të luftonte për të shkatërruar Korenë e Veriut, se sa do të lejonte që vendi të zhvillojë raketa me rreze të gjatë me armatim bërthamor, tha senatori republikan Lindsey Graham.
Graham tha se ky mesazh iu përcoll personalisht nga Presidenti Trump, raporton AFP.
“Ekziston një opsion ushtarak: Shkatërroni programin e Koresë së Veriut dhe vetë Korenë e Veriut,” tha Graham në NBC Today Shoë.
Javën e kaluar, udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un, ka thënë se vendi i tij mund të sulmojë çdo objektiv në Shtetet e Bashkuara, pasi Pyongyang kreu testin e fundit të raketave balistike.
Graham tha se në qoftë se diplomacia, veçanërisht presioni nga Kina, dështon për të ndaluar programin e Koresë së Veriut, atëherë Shtetet e Bashkuara nuk do të kenë zgjidhje tjetër, veçse të ndërmarrin një veprim shkatërrues ushtarak.
“Do të ketë një luftë me Korenë e Veriut për shkak të programit të raketave, nëse ata vazhdojnë përpjekjet për të goditur Amerikën me raketa balistike ndërkontinentale,” tha Graham, duke përsëritur se këtë ia kishte thënë Presidenti Trump.
“Unë i besoj atij. Po të isha në vend të Kinës, unë do t’i besoja atij dhe do të ndërmerrja hapa në lidhje me këtë. Mund ta ndaloni Korenë e Veriut, në mënyrë ushtarake apo diplomatike,” tha Graham. /tesheshi.com/