Deputeti i Vetëvendosjes Rexhep Selimi i është kundërpërgjigjur kryeministrit Mustafa, duke thënë se qytetarët e dinë shumë mirë se çka po nënshkruajnë kur i bashkohen nismës së opozitës për peticion kundër marrëveshjeve të Brukselit.
Selimi ka thënë se kryeministri është shumë konfuz dhe i disbalancuar në qëndrimet e tij publike.
“Nuk janë qytetarët që po e nënshkruajnë peticionin të painformuar edhe pse një gjë të tillë do ta donte shumë kryeministri”, tha Selimi, duke nënvizuar se qytetarët e dinë mirë se për çfarë po e vendosin nënshkrimin.
“Peticioni i qytetarëve do ta bëjë të pavlefshëm nënshkrimin e Mustafës për Zajednicën! Ky është shqetësimi i vërtetë i kryeministrit”, ka shkruar Selimi në FB./tesheshi.com/