Policia e Vlorës ka finalizuar me sukses një operacion antidrogë, duke sekuestruar një sasi të madhe lënde narkotike.
Burimet bënë të ditur se nga ushtrimi i një kontrolli të një prej dhomave të një hoteli në Himarë, në administrim të Dh.Q., në fshatin Piqeras, është gjetur një sasi lënde narkotike Cannabis Sattiva me peshë 422 kilogram e 300 gram si edhe një armë zjarri automatik me dy krëhër.
Në përfundim të hetimeve policia ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë si posedues të lëndës narkotike Cannabis Sattiva dhe të armës së zjarrit, të shtetasit Dhimitër Qëndro, 54 vjeç, banues në Piqeras, Himarë. /tesheshi.com/