Mund t’ju duket e çuditshme që një pjatë e gatuar sipas rregullave që do t’ju tregojmë, edhe pse pa kripë, shijon mirë. E kemi thënë e përsëritur disa herë që kripa është njësoj e dëmshme sa sheqeri prandaj edhe duhet evituar sa herë që mundeni.
Sekreti i realizimit të këtyre pjatave është të dish të ruash shijen natyrale të përmbajtjes së pjatës, qofshin ato të ëmbla apo të kripura. Për shembull, mund të jetë një salcë makaronash me sardele apo botarga të grirë që nuk ka pse t’i shtohet kripë sepse peshku i tharë, ka vetë.
E njëjta gjë vlen edhe kur bëni ëmbëlsira me fruta. Qëllimi i gjithë kësaj është vetëm shëndeti sepse të konsumosh më pak kripë, ul rrezikun e tensionit të lartë.
Nga ana tjetër të pakësosh sheqerin, përveçse për klogramët e tepërt, ndihmon në pakësimin e rrezikut të obezitetit apo shqetësimeve kardiovaskulare. Por, këto nuk duhet të jenë informacione të reja për ju!
Pjesa më e bukur e gjithë këtij stili ‘minimalist’ është që u jep ‘jetë të re’ pjatave klasike që nga qoftet, salcat e makaronave e deri te biskotat apo ëmbëlsirat e ndryshme.
Rregulli për të përgatitur makarona pa kripë është që 3-4 minuta përpara se të përfundoni zierjen e tyre, t’i hiqini dhe hidhini menjëherë në salcë për të marrë shije.
Nga ana tjetër, edhe salca mund të jetë pa kripë, në vend të saj mund të shtoni kaperi në uthull, hudhër, spec djegës, djathë të grirë, pra varet nga receta që keni zgjedhur. /tesheshi.com/