Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Sekretet e përgatitjes së agjentëve antikorrupsion: ja profili i një oficeri të Byrosë Kombëtare të Hetimit

by te Sheshi
08/08/2017
in Kronikë, Kryesore, Politikë
Reading Time: 4 mins read
A A
Sekretet e përgatitjes së agjentëve antikorrupsion: ja profili i një oficeri të Byrosë Kombëtare të Hetimit

Prej më shumë një viti, në Akademinë e Policisë në Tiranë po trajnohen një grup të rinjsh që kanë përfunduar universitetet në Shqipëri por edhe jashtë me rezultate të mira.

Një grup tjetër është trajnuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aty ku dalin kadetët e Byrosë Federale të Hetimit, e famshmja FBI.

Këta do të jenë bërthama e grupit që do të nisë punën në Byronë Kombëtare të Hetimit-BKH, e cila do të gjurmojë e hetojë korrupsionin dhe krimin e organizuar shqiptar, natyrisht dhe lidhjen mes tyre.

Punonjësi i ardhshëm i BKH-së do të ketë një profil zyrtari puritan, i cili në radhë të parë është totalisht i ekspozuar jo vetëm për punën e tij por edhe për jetën private.

Telefoni i tij do të jetë në përgjim, e-maili dhe rrjetet sociale po ashtu, ndërkohë që përzgjedhja ka ardhur nga një filtër i stërholluar i historisë familjare dhe asaj akademike e profesionale.

Janë përzgjedhur djem e vajza me lidhje zero me administratën, politikën apo drejtues institucionesh vendore e qendrore.

Siç ndodh në rekrutimin e agjentëve të FBI-së, një oficer i Byrosë Kombëtare të Hetimit,do të jetë më shumë një polic me mend, se sa me armë; edhe pse gjatë trajnimit që po bëhet intensivisht i janë mësuar si përdorimi i armëve të zjarrit, ashtu edhe teknikave operative policeske.

Por një agjent i BKH-së nuk do të hyjë me plan policor; atë do ta bëjë skuadra speciale e Byrosë, e cila është e ngjashme me SWAT-in, apo siç quhet për së gjati Special Weapons And Tactics, pra Skuadra Speciale e Ndërhyrjes Taktike dhe e Armatosur.

Rolin e SWAT-it për BKH-në mund ta luajë RENEA, e cila po zgjerohet dhe po trajnohet edhe më shumë për këtë detyrë, por edhe trupat e FNSH-së që janë zgjeruar gjithashtu dhe modernizuar prej 3 vitesh.

Në rekrutimin e BKH-së janë përzgjedhur më shumë specialistë informatike, fnancierë, analistë informacioni, dhe mbi të gjitha njerëz që punojnë mirë me letrat dhe janë sistematikë në ndjekjen, sigurimin dhe përpunimin e të dhënave.

Byroja Kombëtare e Hetimit nuk do të marrë vendime as për ndjekje penale as për arrestime të mundshme. Ajo do të përgatisë vetëm dosje e fashikuj, duke zbardhur përgjime, ndjekur persona dhe qëmtuar dokumente. Fashikujt e BKH-së do t’i kalojnë më pas Prokurorisë Speciale për të nisur hetimin zyrtar dhe për të hapur dosjet penale. Vendimin për arrestime e merr Gjykata Speciale, e cila më pas i dërgon urdhër ekzekutimi Prokurorisë Speciale, dhe kjo e fundit kërkon nga trupa e agjentëve të BKH-së që të zbatojë në terren.

Do të jetë më pas kreu i Byrosë, i cili ose do të kërkojë ndërhyrje e forcave speciale të armatosura, apo do të ekzekutojë urdhërat e ndalimit vetëm nga agjentët e tij në terren, të cilët natyrsht përveç armës së shërbimit tip-pistoletë janë mësuar të përdorin dhe shootgun-in apo pushkën automatike të kalibrit të vogël.

Ndërkaq, paralelisht me “djemtë” e Byrosë, ndërkombëtarët kanë nisur edhe piketimin e kandidatëve për SPAK dhe gjyqtarë specialë.

Deri tani çdo gjë po bëhet në fshehtësi të plotë nga frika se mos do të ketë presion dhe tentativa për kapje apo kërcënime.

Puna për ngritjen e Prokurorisë Speciale dhe Gjykatës Speciale ka filluar që në fillim të këtij viti dhe ende është në mes të saj.

Sipas ligjit, të drejtën për të kandiduar për në SPAK e kanë fillimisht gjyqtarët dhe prokurorët e Krimeve të Rënda. Por sipas të dhënave të deritanishme, askush nuk ka shfaqur dëshirë dhe problemi më i madh është se familjarët nuk pranojnë të jenë nën përgjim dhe t’u verifikohen llogaritë bankare dhe gjithçka tjetër që është pronë e tyre.

Edhe në rastin e vettingut, shumë emra nuk kandiduan, pikërisht sepse do jenë nën përgjim dhe do u kontrollohet çdo gjë. Nga ana tjetër, për të qenë kandidat në SPAK duhet të plotësohen shumë kushte rigoroze që jo të gjithë i plotësojnë dhe kjo do të thotë se numri i gjyqtarëve dhe prokurorëve që i plotësojnë është shumë i ulët.

Ambasada e SHBA dhe ajo e BE kanë nisur të identifikojnë ata gjyqtarë e prokurorë që janë të përshtatshëm për SPAK.

Ndërkombëtarët kanë punuar për të “peshkuar” një kategori të caktuar juristësh.

Të parët janë ata që kanë studiuar jashtë dhe kanë karrierë jashtë vendit, në mënyrë që të mos jenë përfshirë në afera dhe të mos kenë njohje me pushtetarët.

Përveçse duhet të ketë kaluar vettingun dhe të jenë me eksperiencë, kandidatët duhet të japin lejen e tyre për të hequr dorë nga jeta private. Ndër më kryesoret është kontrolli periodik që do u bëhet llogarive bankare. Drejtoria e Pastrimit të Parave bën verifikime të vazhdueshme për çdo gjyqtar, prokuror, oficer të policisë gjyqësore dhe këdo punonjës të SPAK dhe Byrosë së Hetimit. Po ashtu, të gjithë ata do të jenë në përgjim të vazhdueshëm telefonik.

Të gjithë e kanë të ndalur të përdorin celular tjetër përveç atij që i jepet nga vetë institucioni. Po ashtu dhe vetë BKH do ketë një strukturë të posaçme për monitorimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Arsyeja është se SPAK do hetojë njerëz të pushtetshëm dhe ndërkombëtarët duan të sigurohen se askush nuk do mund të ndikohet dhe të bjerë pre e presioneve. /tesheshi.com/

Related Posts

A mund të jetë ky doktori i ri në krye të PD-së?
Politikë

A mund të jetë ky doktori i ri në krye të PD-së?

19/05/2025
Ideja e panjohur e një shteti hebre në Shqipëri
Kryesore

Ideja e panjohur e një shteti hebre në Shqipëri

19/05/2025
Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë
Diplomaci

Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë

18/05/2025
Next Post
Studimi: ateistët, potencialisht më të shthurur dhe më të rrezikshëm në aspektin moral

Studimi: ateistët, potencialisht më të shthurur dhe më të rrezikshëm në aspektin moral

Gazeta gjermane: Zgjedhjet e reja në Kosovë, rrezik për planet e BE-së

Gazeta gjermane: Zgjedhjet e reja në Kosovë, rrezik për planet e BE-së

Vajza e Azem Hajdarit: shqetësimi im, kthimi i llogaridhënies në politikën shqiptare. Do vazhdoj rrugën e babait…

Vajza e Azem Hajdarit: shqetësimi im, kthimi i llogaridhënies në politikën shqiptare. Do vazhdoj rrugën e babait…

TË FUNDIT

  • Të fundit
Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

19/05/2025
A mund të jetë ky doktori i ri në krye të PD-së?

A mund të jetë ky doktori i ri në krye të PD-së?

19/05/2025
Ideja e panjohur e një shteti hebre në Shqipëri

Ideja e panjohur e një shteti hebre në Shqipëri

19/05/2025
Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

19/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni