Lulzim Basha, kryetari i PD-së, i rikthyer në Kuvend pas 6 vitesh, kërkoi fjalën në seancën e parë të punimeve të Parlamentit, gjë që iu refuzua nga drejtuesi Besnik Bare.
Por, Taulant Balla me cilësinë e kryetarit të grupit parlamentar të PS, nuk ka kursyer batutën në drejtim të deputetëve demokratë.
“Doktor mësoi këta deputetët e rinj që në këtë seancë nuk ka debat”, iu drejtua Balla, Sali Berishës. /tesheshi.com/