Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Khamenei del nga “strofulla”

    Khamenei del nga “strofulla”

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Sahatçije Nafija: si është ta kalosh jetën mes “tik-taqeve”

by te Sheshi
08/04/2016
in Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 5 mins read
A A
Sahatçije Nafija: si është ta kalosh jetën mes “tik-taqeve”

Nga Bardha Nergjoni

Sahatçiu është ai zanat që të vishet gjithë jetën madje të kthehet në mbiemër që trashëgohet brez pas brezi. Të paktë janë ata që nuk e trashëgojnë këtë mjeshtëri të lindur qysh kur shpikja e akrepave filloi të funksionojë. Më të vjetrit kanë edhe postulate për rëndësinë që i kushtohej sahatit, i cili njihet edhe si bizhuja funksionale, fillimisht e xhepit e më pas e pulsit të dorës.

Shembujt e të vjetërve që e përcjellin zanatin e riparimit të orëve tek të rinjtë ka plot, pasi të kesh një zanat do të thotë të mos varesh nga askush, por vetëm nga mjeshtëria jote. Kështu ka ndodhur me një nga tre orëndreqësit më të vjetër të qytetit të Elbasanit që i kanë dyqanet ngjitur në bulevardin kryesor ku historikisht janë riparuar orë.

Ka filluar si orëndreqëse qysh 15 vjeçe dhe ka dalë në pension si e tillë. Vazhdon të mbajë hapur dyqanin e saj përbri dy të tjerëve me shpresën se e bija do ta trashëgojë zanatin.20160403_135746

Qysh në pamje të parë duket sikur ora ka mbetur tek këto dyqane, që, të ndara pas privatizimit kanë mbajtur të njëjtin shkrim dhe të njëjtën moto. Ndryshe nga zanatet e tjera, orëndreqësit vazhdojnë të kërkohen nga njerëzit dhe duket se shtimi i orëve ka shtuar edhe punë për orëndreqësit.

Sahatçinj nuk kanë mbetur shumë dhe shumë më pak do të shihen në vitet që vijnë. Zanatin asnjë prej tyre nuk e ka mësuar në shkollë. Ustallarët e sahatëve në Elbasan mbahen Dodbibajt, që kanë qenë edhe mësuesit e Nafije Ramës. Nga ata, ajo ruan shumë këshilla dhe vazhdon t’i transmetojë; edhe pse teknologjia ka ndryshuar, mallrat kineze nuk janë më si më parë dhe pjesët e këmbimit jo aq cilësore. Për orët, zanatin dhe sekretet e sahatçinjve, Nafija, ndër të paktat orëndreqëse në Shqipëri, rrefen në një intervistë për tesheshi.com.

Kur filluat të riparonit ora dhe pse zgjodhët këtë zanat?

Kam filluar si sahatçie sa mbarova klasën e tetë. E kam marrë zanatin nga ustallarët e mij, Dodbibajt që njiheshin si mjeshtra brez pas brezi, Sifi dhe Federiku. Në kohën e komunizmit, kur kam filluar unë, ishte e organizuar ndryshe. Kishte një ndërmarrje zanatesh tek Stadiumi ku ishin 15-16 punëtorë të zanateve të ndryshme. Unë fillova të mësoja nga më të vjetrit dhe ndërkohë natën vazhdova shkollën e mesme. Atëherë nuk mund të merrje kategorinë po të mos kishe shkollën e mesme. Punova që të merrja me radhë të gjitha kategoritë deri tek e gjashta dhe i mora.

Po si ishte të riparoje ora në komunizëm dhe çfarë markash ju vinin?

Në atë kohë kishte më pak riparime. Mbaj mend që ishte festë po të të vinte një sahat në ditë. Kishim ustallarët e vjetër që ishin mjeshtra. Kishte shumë pak ora dhe  ishin mekanike. Deri afër vitit 1990 më të preferuarat ishin Shangaj, Butleta, Darvil, Atllantik, etj. Atllantikët dhe Darvilët ishin nga Zvicra, Prima ishte çeke ndërsa Popjeda dhe Sllava ishin sovjetike. Të gjitha kanë qenë shumë cilësore me materiale të mira. Shpesh dëgjoj që përmendin Orientin si orë e periudhës komuniste, por  kjo markë ka dalë në fillimin e demokracisë. Janë shitur mbi 35 mijë orë Orient në fillim. Dolën dhe Orientët kinezë që ishin prodhuar me materiale shumë dobëta.  Kinezi e prishi dorën me kalimin e kohës. Ka qenë shumë cilësore mallrat kineze në komunizëm, por më pas filluan të bien dhe sot jemi zaptuar nga orat kineze.

Atëherë kishte dallim të theksuar midis orave për meshkuj dhe për femra…

Gratë donin vetëm ora të vogla, ndërsa meshkujt mbanin të mëdha. Vetëm në demokraci gratë filluan të mbanin të mëdha. Edhe sot ata që janë të dhënë pas orave, kërkojnë ora mekanike. Ka edhe mekanike të mira por janë shumë të shtrenjta. Në atë kohë edhe veglat e punës i kushim shumë të mira  dhe cilësore. Edhe vaji që pastronim orat ishte origjinal. Vetë markat sillnin dhe pjesët e këmbimit madje edhe vajin.

Eshtë një punë e imët dhe ka problematikat e saj. A keni pasur përplasje me klientët?

Problemet nuk kanë qenë shumë me riparimin, por me ndërrimin e orëve. Shpesh ndonjë klient merrte një orë tjetër duke e pëlqyer vetëm nga pamja. Mbaj mend që më kanë marrë një Atllantik një herë dhe jam detyruar të blej një orë tjetër për t’ja zëvëndësuar. I kishte puna edhe këto dhe gjendeshe në vështirësi, por gjithmonë i kam blerë të reja që klientët të mos largoheshin të pakënaqur.

Kishte ndonjë këshillë “Vath në vesh” të ustait që të mësoi zanatin?

Po, mbaj mend disa por një është postulat për orëndreqësin. Kur fillova në fillim usta Sifi më fali një orë “Rula” dhe më tha: Nafije orën mos e fut në ujë e mos e lësho në tokë”.  Nuk punohet me orë dhe nuk lahet me të asgjë dhe sidomos për orat që janë sot. Një orë nëse hapet dhe i vihet bateria, thith lagështirë. Këtu nuk fiksohet mirë e sidomos kur bateria i vihet nga një njeri jo i zanatit. Jashtë nuk ka aparate me vakume për mbylljen e orave ndërsa këtu jo. Pra edhe nëse ju thonë që ora është kundër ujit, ajo nuk duhet futur në ujë.

Një tjetër këshillë të usta Sifit që do ta mbaj mend ishte kujdesi që duhet treguar për orat. Kur hyra në fillim në punë ustai më thoshte: “Kur blinin sahatë në fillim më të vjetrit, i thonin duhet të mbanin më parë një vezë në xhep për 40 ditë dhe nëse nuk do e thyenin atëherë ishin gati të merrnin sahatë.

Vazhdojnë të riparojnë ora apo tani mjaftohen me zëvëndësim?

Ka shtim të punës në demokraci. Sigurisht me hope edhe këtu, por njerëzit kërkojnë të riparojnë ora. Me orëndreqjen nuk vë pasuri por jeton.

Jeni tre orëndreqës kaq afër. A ka qenë problem kjo për mungesën e klientëve?

Të tre kemi punuar në një ndërmarrje për riparimin e orëve. Morëm dyqan këtu dhe kemi shumë vite. Jemi privatë dhe gjithësecili shikon punën e tij. Unë vetë nuk e diskutoj konkurencën fare. Jam nga ato zanatçijet që nuk e shuaj punën e tjetrit pasi nuk fitohet puna ashtu.

Do ta trashëgoni zanatin?

Mendoj se do ta vazhdojë vajza ime. Fillimisht nuk e kishte qejf, por më pas kur filloi të më ndiqte e pëlqeu dhe them se ajo do të vazhdojë punën time. Dyqani im është shumë i vogël e nuk mund të shërbejë për asgjë tjetër veç orëndreqjes.

Do t’ja mësoj edhe mbesës e cila është shumë mirë me mësime por ta mësoje nëse e pëlqen e të shkojë brez pas brezi kjo punë. Në kohën që jetojmë edhe kur mbaron shkollën nuk gjen punë prandaj një zanat duhet. /tesheshi.com/

Related Posts

Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?
Gjeopolitikë

Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?

05/07/2025
Ashura: një agjerim musliman për hebrenj të dikurshëm si palestinezët sot
Kryesore

Ashura: një agjerim musliman për hebrenj të dikurshëm si palestinezët sot

05/07/2025
Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan
Kryesore

Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

05/07/2025
Next Post
Nagatomo do të qëndrojë dhe tre vite te Interi

Nagatomo do të qëndrojë dhe tre vite te Interi

Një urë mbi Detin e Kuq për të lidhur Arabinë Saudite dhe Egjiptin: dy palët arrijnë marrëveshjen

Një urë mbi Detin e Kuq për të lidhur Arabinë Saudite dhe Egjiptin: dy palët arrijnë marrëveshjen

Njihuni me oqeanin më të ngrohtë: ja sa shkon temperatura në sipërfaqe

Njihuni me oqeanin më të ngrohtë: ja sa shkon temperatura në sipërfaqe

TË FUNDIT

  • Të fundit
Khamenei del nga “strofulla”

Khamenei del nga “strofulla”

05/07/2025
Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

05/07/2025
Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?

Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?

05/07/2025
Gjashtë dekada Scorpions: a ishte CIA pas grupit të famshëm gjerman?

Gjashtë dekada Scorpions: a ishte CIA pas grupit të famshëm gjerman?

05/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni