Rusia sfidon Perëndimin duke zhvilluar manovra ushtarake në kufijtë me territoret e NATO-s në zonën e Kaukazit.
Ushtria ruse nisi manovrat ushtarake për verifikimin e përgatitjes në luftë të trupave të vendosur në Armeni, aleati i saj i përballur me manifestime popullore dhe në një konflikt me vendin- fqinj, Azerbajxhanin.
“Gjatë këtij inspektimi të papritur, një komision do të shqyrtojë përgatitjen për luftë të forcave të ushtrisë ajrore të vendosur në Erebuni dhe në bazën ushtarake të Gyumri”, njoftoi shërbimi i shtypit i distriktit ushtarak “Jugu” të Rusisë.
”Manovrat do të zhvillohen në qendrat e trajnimit të Kamkhudit dhe Alagiazit dhe do të mbikëqyren nga dronët”, thekson komunikata.
Rusia disponon që prej vitit 1995 baza ushtarake në Armeni, një ish-republikë sovjetike e Kaukazit. /tesheshi.com/