Rusia do të marrë e para drejtimin e Këshillit të Biznesit të BRICS dhe njëherazi do të nisë edhe puna e Bankës së Re të Zhvillimit që konsiderohet si një alternativë ndaj Fondit Monetar Ndërkombëtar. Sergey Katyrin, Presidenti i Ruse të Tregtisë mori dejtimin e këshillit të biznesit të BRICS, këtij organizmi ekonomik që përbëhet nga Brazili, Rusia,India, Kina dhe Afrika e Jugut.
Ndërkohë banka do të financojë projekte inrastrukturore në vendet e BRICS dhe në vende të tjera të zhvilluara dhe pritet që të jetë operacionale në fund të këtij viti. Në korrik të vitit të kaluar anëtarët e këtij organizmi u mblodhën në Brazil për të nënshkruar një marrëveshje mes tyre në lidhje me bankën, si dhe u angazhuan për t’i dhënë asaj një kapital fillesar prej 100 miliardë dollarësh.
Secili vend ka kontributin e tij në këtë bankë. Duke e gjykuar nga përmasat, kjo aleancë ekonomike pritet që të jetë një forcë e madhe globale. BRICS përfaqëson 42% të popullsisë së planetit dhe rreth 20% të ekonomisë së tij bazuar kjo në Prodhimin Kombëtar Bruto. Totali i tregtisë mes këtyre vendeve kap shifrën e 6.13 triliondollarëve, ose 17% të totalit global.
Ndërkohë krijimi i Bankës së Re të Zhvillimit nuk do të jetë i vetmi projek i madh. Do të ketë edhe rreth 40 projekte të tjerë shumë të mëdhenj që do të konsiderohen nga vendet anëtare të grupit dhe bëhet fjalë për projekte infrastrukturore.
Analistët parashikojnë që futja në treg e kësaj banke do të ketë një ndikim të menjëhershëm në ekonominë botërore e cila kryesisht dominohet nga institucione perendimore dhe kryesisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pra që mbështeten nga dollari. Dy kryesoret janë Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.