Rusia dhe Kina kanë ndërmarrë një kërkesë zyrtare në Këshillin e Sigurimit në OKB, ku i kërkojnë hetime ndërkombëtare në Kosovë, pasi sipas tyre në bazën amerikane në Ferizaj po kryhen zhvillime jashtë rezolutës 1244.
Këtë e bëri të ditur portal i Kremlinit, Sputnik në një korespondencë nga mbledhja e mbrëmshme në Nju Jork, ku megjithatë citon vetëm diplomatin rus dhe atë kinez e jo anëtarët e tjerë të Këshillit të Sigurimit se ç’kanë thënë në takim.
Ndërkaq, Rusia dhe Kina kanë kundërshtuar kërkesën e anëtarëve të tjerë të Këshillit që kërkojnë ndryshimin e formatit të Kosovës në OKB.
Diplomati rus Vladimir Safronkov bëri thirrje për të zhvilluar të njëjtin takim tremujor, duke vënë në dukje se pozicioni i Rusisë mbetet i pandryshuar dhe se Rezoluta 1244 duhet të mbetet “gur themeli” në zgjidhje e çështjes.
Safronkov tha se Misioni i OKB-së në Kosovë duhet të vazhdojë të” luajë një rol të rëndësishëm, sepse gjendja sipas tij “më e keqe”.
Sipas Moskës, EULEX-i është duke planifikuar të largohet, por situata është më e keqe pasi nuk ka progres në hetimin e vrasjes së Oliver Ivanoviç.
“E vërteta duhet të zbulohet sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha përfaqësuesi rus në OKB.
Ai tha se “disa anëtarë të KFOR-it po trajnojnë ushtrinë e Kosovës në bazën Bonsdill”.
Diplomati rus, duke iu referuar Rezolutës 1244 kërkoi një shpjegim se çfarë lloj trajnimi po zhvillohet në atë bazë.
Safronikov ka kërkuar gjithashtu të zbatohen të gjitha marrëveshjet e mëparshme të arritura në mes të Beogradit dhe Prishtinës, duke paralajmëruar se gati tetë vjet që nga publikimi i raportit të Dik Martit nuk ka përparim në formimin e Gjykatës Speciale.
Diplomati rus theksoi se Beogradi ka një qasje konstruktive dhe se Rusia është e shqetësuar për presionin mbi Beogradin për të njohur pavarësinë e Kosovës.
Ai vuri në dukje se nuk duhet të ketë ultimatume.
Përfaqësuesi i Kinës tha se Rezoluta 1244 mbetet një bazë e rëndësishme ligjore kur bëhet fjalë për marrëdhëniet mes Beogradit dhe Prishtinës dhe gjendjen në Kosovë, dhe gjithashtu apeloi për gjetjen e një zgjidhje që do të jetë i kënaqshëm për të dyja palët.
“Ne i bëjmë thirrje të dy palëve për të forcuar dialogun”, tha përfaqësuesi i Kinës.
Ai theksoi se Këshilli i Sigurimit i OKB duhet të vazhdojë t’i kushtojë vëmendje Kosovës dhe se Kina mbështet UNMIK-un nën udhëheqjen e Zahir Tanin. /tesheshi.com/