Rusët dhe amerikanët janë grindur së fundi në lidhje me rolin e tyre në Siri, ku si shkak ka qenë ajo çfarë po ndodh në Gutan Lindore, një “ferr mbi tokë”, si e ka cilësuar kreu i OKB-së, Antonio Guterres.
Ishte fillimisht komandanti i Forcave Qendrore amerikane, Joseph Votel, i cili tha në një deklaratë se Moska fillimisht rrit tensionin në Siri, e pastaj bën përpjekje për ta zgjidhur atë në përputhje me interesat e veta.
Dhe ndaj tij ka reaguar zëdhënësi i Mbrojtjes ruse, Igor Konashenkov, i cili tha se “rajonet me kushtet më të këqija për popullsinë civile në Siri, janë ato ku ndodhen trupat e koalicionit ndërkombëtar të udhëhequr nga SHBA. /tesheshi.com/