Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Rruga e Arda Turanit drejt famës nisi si një mbledhës topash

by te Sheshi
12/07/2015
in Sport, Të tjera
Reading Time: 4 mins read
A A
Rruga e Arda Turanit drejt famës nisi si një mbledhës topash

Nga Hakan Bash

Udha e Arda Turanit u kryqëzua me Barcelonën për herë të parë në vitin 2002, ndërsa ai ishte një mbledhës topash, kur trajneri i tij aktual luajti kundër Gallatasarajit, ekipit të dikurshëm të Ardës.

BARCELONALI FUTBOLCU ARDA TURAN'IN BARCA STORE'DA FORMALARI YER ALDI MEHMET CIFTCI / MADRID / DHA

Një nga lojtarët më të talentuar në futbollin turk në vitet e fundit, Arda Turan ka një lidhje interesante me klubin e tij të ri, Barcelonën, e me trajnerin e saj, Luis Enrike. Gazetari spanjoll Miquel Pellicer shkroi në faqen elektronike të Barcelonës mbi një kujtim interesant. Historia të kthen 13 vite prapa. Arda ishte vetëm një mbledhës topash në moshën pesëmbëdhjetë vjeç, pa asnjë profil dhe pa asnjë dijeni se çfarë do të vinte më pas. Trajneri i tij aktual, Luis Enrike, ishte një futbollist me famë botërore, dhe luajti kundër Gallatasarajit, klubit që e rriti Arda Turanin dhe e bëri një yll. Arda e pa golin e Enrikes kundër ekipit të tij të dashur. Pellicer vazhdon, “Ai është një nga figurat më të rëndësishme në futbollin turk. Ky njeri është transferimi më i fundit i bërë nga Barcelona, dhe e ka patur futbollin në gjak që në fëmijëri. Njohja e tij me Ligën e Kampioneve është në 2002-shin, kur ai ishte një mbledhës topash në ndeshjen mes Gallatasarajit dhe Barcelonës.”

Mbase Arda u ndje keq pasi ekipi i tij u mund 1-0 me golin e Enrikes. Por ai është tani në qiellin e shtatë, dhe do të punojë me njeriun goli i të cilit e mërziti aq shumë në vitin 2002.

I lindur në Stamboll, Arda nisi të luajë futboll në Bajrampasha. Kur ishte vetëm 12 vjeç, në vitin 2000, iu bashkua Gallatasarajit, ku dhe spikati. Ai kaloi në ekipin e parë në sezonin 2004-2005. Ndonëse kishte vetëm dy paraqitje në sezonin e tij të parë, ai fitoi kupën turke përpara se t’i bashkohej i huazuar Manisasporit, një ekipi në perëndim të Turqisë.

Debutimin me ekipin kombëtar e bëri në gusht të vitit 2006. Arda luajti për Turqinë për herë të parë kundër Luksemburgut, në një ndeshje që ekipi i tij e fitoi 1-0.

Arda u bë një prej lojtarëve më thelbësorë të Gallatasarajit në sezonin 2006-2007. Titullin e parë të Superligës e mori në vitin 2008. Në fillim të sezonit 2009-2010, në moshën 22 vjeç, ai u bë kapiten i ekipit. Në 47 ndeshje atë sezon, ai shënoi 11 gola dhe dha 26 pasime për gol. Atletiko e Madridit, klubi spanjoll, e rrëmbeu atë për 12 milionë euro në gusht të 2011-ës. 24-vjeçari shënoi 44 gola dhe dha 76 pasime për gol në 190 ndeshje për Gallatasarajin. Arda fitoi Ligën e Europës dhe Superkupën e UEFA-s në sezonin e tij të parë tek Atletiko e Madridit. Ylli turk qe në vitin 2013 dëshmitar i fitores nga klubi të titullit të parë të Kupës së Mbretit pas 17 vitesh.

images

Numri 10 i Atletikos luajti një rol të rëndësishëm në fitimin e kampionatit në sezonin 2013-2014. Në të njëjtin sezon, Atletiko e Madridit arriti në finalen e Champions League-s për herë të parë në 40 vite. Ylli turk, Arda Turan, shënoi 22 gola dhe dha 32 pasime për gol në 177 ndeshje në katër vitet e tij të kaluara tek Atletiko e Madridit. Me një çmim transferimi prej 34 milionë eurosh, blerja e re e Barcelonës u bë lojtari turk më i shtrenjtë në histori.

Arda Turan është shprehur se do të jetë e vështirë për të që të mos luajë gjer në janar, për shkak të një ndalimi të imponuar klubit për të regjistruar lojtarë. Media spanjolle ka raportuar se kampionët e Europës mund ta huazojnë Ardën deri në fillim të 2016-s, me gjasa te ish-klubi i tij, Gallatasaraji.

“Do të jetë e vështirë të mos aktivizohem për gjashtë muaj, por e rëndësishme është se do të luaj për Barcelonën,” u shpreh Arda në një intervistë për një radio spanjolle vonë të martën.

“Do të punoj derisa të jem në gjendje të bëj debutimin tim në janar, dhe do ta ndihmoj ekipin t’i fitojë të gjitha trofetë,” tha 28-vjeçari, duke shtuar se ka për të qenë një “ëndërr” për të të luajë në të njëjtin ekip me Mesin, Nejmarin dhe Iniestën.

Barça nënshkroi me Arda Turanin për t’i dhënë trajnerit Luis Enrike një zgjedhje krijuese më tepër në mesfushë, por gjithashtu dhe për shkak të lidhjeve të klubit me Turqinë dhe me kompanitë turke.

Prodhuesi i elektroshtëpiakeve, Beko, dhe ai i gomave, Lassa, janë dy nga sponsorët e Barçës, ndërsa 2.3 milionë mbështetësit turq në Facebook të klubit e rendisin Turqinë të shtatën në klasifikimin e ndjekësve rreth e qark botës.

Marrëveshja për të nënshkruar me Arda Turanin u ndërlikua nga fakti se Barcelona është në mes të fushatës për zgjedhjen e presidentit, dhe po administrohet nga një komision i veçantë, i cili duhej ta aprovonte transferimin.

Komisioni përfshiu një klauzolë të pazakontë, që parashikon se kushdo që i fiton zgjedhjet e 18 korrikut do të ketë mundësinë që brenda dy ditëve ta kthejë Ardën te Atletiko e Madridit me më pak se 10 për qind të çmimit të fiksuar prej 34 milionë eurosh.

Pas transferimit të tij te Barcelona, Arda vizitoi lagjen Bajrampasha në Stamboll, ku ai u rrit. I shoqëruar nga i ati, Adnan Turan, ai i bëri një vizitë në zyrë kryebashkiakut të Bajrampashasë, Atila Ajdënerit. Në një gjest mirënjohjeje, ky i fundit njoftoi se Rruga Ordu (Ordu Caddesi) do të quhej tani e tutje Rruga Arda Turan (Arda Turan Caddesi).

Përktheu: Bujar M. Hoxha – tesheshi.com              

Related Posts

Hamasi, përgjigje Izraelit dhe SHBA-së: Gati për armëpushim me këto kushte…
Diplomaci

Hamasi, përgjigje Izraelit dhe SHBA-së: Gati për armëpushim me këto kushte…

05/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….
Sport

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
Next Post
E padëgjuar më parë: ka një problem në pamjen e saj që nuk e lejojnë të hipë në avion. Ja për çfarë bëhet fjalë

E padëgjuar më parë: ka një problem në pamjen e saj që nuk e lejojnë të hipë në avion. Ja për çfarë bëhet fjalë

Ja si i ilustron Kathimerini negociatat e Cipras me kreditorët në Bruksel

Ja si i ilustron Kathimerini negociatat e Cipras me kreditorët në Bruksel

KLSH kallëzon penalisht 6 punonjës të bashkisë së Pogradecit, shkelën barazinë në tender

KLSH kallëzon penalisht 6 punonjës të bashkisë së Pogradecit, shkelën barazinë në tender

TË FUNDIT

  • Të fundit
Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?

Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?

05/07/2025
Gjashtë dekada Scorpions: a ishte CIA pas grupit të famshëm gjerman?

Gjashtë dekada Scorpions: a ishte CIA pas grupit të famshëm gjerman?

05/07/2025
Çfarë po bën ushtria e Putinit?

Çfarë po bën ushtria e Putinit?

05/07/2025
Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

05/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni