Kuvendi i Serbisë ka miratuar ligje të reja për ngritjen e taksave sa i përket shfrytëzimit të rrugës, gjë që drejtpërsëdrejti prek mërgimtarët që kalojnë nga vendet e BE-së për të hyrë në Kosovë.
Edhe pse ende nuk është konfirmuar data e zbatimit të këtij vendimi, mediat serbe raportojnë se rritja e çmimit për taksë rrugore pritet të dalë gjatë këtij muaji ose në muajin gusht.
Sipas po të njëjtave burime, shuma e pagesave në Serbi do të rritet me rreth 12 për qind, pasi çmimet pritet të mbulojnë pagesën e autostradave të reja që Serbia i ka krijuar në sajë të standardit europiane të “korridoreve”.
Rruga nga Subotica në Preshevë për makinat pritet të jetë 15 euro e 70 cent, çmim ky mjaft i lartë krahasuar me standardet.
Nga Beogradi në Preshevë me rritje çmimi qytetarët duhet të paguajnë 10 euro e 40 centë, teksa për segmentin Beograd-Nish, me 12 për qind rritje të çmimit të gjithë ata që e kalojnë këtë rrugë duhet të paguajnë 7 euro e 60 centë.
Vendimi i këtyre çmimeve arsyetohet edhe me kërkesën e vendeve të BE-së lidhur me mirëmbajtjen rrugëve. /tesheshi.com/