Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Rritet numri i shqiptarëve që bëhen bullgarë, madje edhe nga Kosova e Maqedonia: Parlamenti i Sofjes lehtëson procedurat

by te Sheshi
27/07/2015
in Kryesore
Reading Time: 3 mins read
A A
Rritet numri i shqiptarëve që bëhen bullgarë, madje edhe nga Kosova e Maqedonia: Parlamenti i Sofjes lehtëson procedurat

Prej vitesh Bullgaria, ose më saktë zyrtarët e këtij vendi theksojnë se në Shqipëri jeton një minoritet bullgar. Dhe Sofja zyrtare ka dhënë disa herë shifra, mirëpo këto numra rriten vit pas viti me një progresion të fuqishëm.

Sipas kësaj panorame: kemi bullgarë nga Dibra, përkatësisht Golloborda, bullgarë nga Kukësi, pra nga Shishtaveci, bullgarë nga Korça e Kolonja, kryesisht zona e Mokrës, por kemi edhe bullgarë-mallakastriotë. Po, po, në Ballsh e Hekal nuk jetojnë vetëm pasardhësit e Mehmet Shehut që “të merrte gjak në vetull” apo Rrapo Hekalit gjëmëmadh, por edhe pinjollët e car Borisit që dikur pushtoi trojet arbërore, dhe vuri toponimet e tij, jo vetëm në kufirin lindor, por edhe në zonat pranë bregdetit.

Edhe sot e kësaj dite kemi fshatra në Vlorë e në Ultësirën Perëndimore që kanë emra bullgarë si: Novoselë, Sopot, Çorovodë etj.

Sofja këto ditë ka hapur edhe më shumë “ankandin” për tu bërë bullgar. Parlamenti i Bullgarisë ka miratuar një ligj sipas të cilit lehtësohen procedurat për të marrë shtetësinë bullgare.

Kështu pasaportën e këtij vendi mund ta marrin jo vetëm të afërmit në vijë të drejtë të gjakut – të paslindurit dhe të paralindurit, por edhe të afërmit në vijë të tërthortë.

Krijohet mundësi në rastet e mungesës së certifikatës për prejardhje bullgare, që ajo të vërtetohet përmes një deklarate me shkrim. Pra nëse nuk ka asnjë dokument për ta vërtetuar këtë, ajo mund të bëhet thjesht me anë të një deklarate me shkrim.

Ky lajm ka të bëjë dhe prek kategori të mëdha njerëzish në Shqipëri që kërkojnë shtetësinë bullgare. Dhe më e bukura është se jo vetëm banorët e zonës së Gollobordës në Dibër, apo krahinës së Shishtavecit në Kukës mbushin sportelet e ambasadës bullgare për të marrë pasaportë, por edhe një pjesë e madhe e banorëve të Mallakastrës. Kjo pasi Sofja e njeh Ballshin (jo estradën e tij) si kryeqytet mesjetar i Bullgarisë, pasi aty na qenka kurorëzuar Car Borisi. Kemi një numër të madh njerëzish që përfitojnë nga këto dokumente dhe nuk janë vetëm ata që vijnë nga zonat e njohura si “bullgare” por edhe bashkëshortët, krushqitë apo lidhjet e tjera të tërdhorta si baxhanakët dhe kunetërit.

Në fakt pasaporta bullgare përbën një letër me vlerë, pasi si vend i Bashkimit Europian, me të mund të lëvizësh pa probleme jo vetëm në shtetet e BE, pra hapësira Shengen plus Britaninë e Madhe, por edhe në SHBA, Kinë Japoni, Kanada etj.

Në Sofje dhe në Tiranë veprojnë grupe të fuqishme që merren me trafikun e nënshtetësisë, ku janë përfshirë edhe zyrtarë të dy vendeve.

Siç mësohet, “gara” për tu bërë bullgarë është zgjeruar në hartën e Shqipërisë etnike. Kështu nuk janë vetëm banorët e zonave të mësipërme të interesuar për tu bërë bullgarë, por dhe qytetarët e zonës së Sharrit, përkatësisht Dragashit në Kosovë, si dhe shumë shqiptarë të Maqedonisë. Në këto vende janë instaluar grupe që pasurohen duke shpërndarë e plotësuar formularë me bullgarë nga trojet etnike që po e mbushin vit pas viti vendin ballkanik, i cili, duhet thënë se ka pasur një qëndrim gjithmonë pozitiv për shqiptarët.

Bullgaria ka qenë shteti i parë që ka njohur pavarësinë e Shqipërisë në vitin 1912 dhe shteti i pestë që ka njohur pavarësinë e Kosovës në vitin 2008.

/tesheshi.com/

Tags: shqiptareshtetesia bullgare

Related Posts

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?
Europa

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Ideja e panjohur e një shteti hebre në Shqipëri
Kryesore

Ideja e panjohur e një shteti hebre në Shqipëri

19/05/2025
Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë
Diplomaci

Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë

18/05/2025
Next Post
BQE vendos kushtet: Bursa e Athinës nuk mund të hapet pa kufizime

BQE vendos kushtet: Bursa e Athinës nuk mund të hapet pa kufizime

Obama, i pari president amerikan që viziton Etiopinë e mban fjalim para Unionit Afrikan në Addis Ababa

Obama, i pari president amerikan që viziton Etiopinë e mban fjalim para Unionit Afrikan në Addis Ababa

Disa këshilla për një mëngjes të shëndetshëm

Disa këshilla për një mëngjes të shëndetshëm

TË FUNDIT

  • Të fundit
Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

19/05/2025
Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

19/05/2025
Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

19/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni