Rriten tensionet në Katalonia, ku nesër pritet të mbahet referendum për pavarësinë e rajonit nga Spanja.
E ndërsa mbrojtësit e referendumit nga mbrëmja e së premtes morrën në mbrojtje shkollat, të cilat pritet të shërbejnë nesër si vendvotime, sot është regjistruar edhe incidenti i parë më i rëndë në ditët e fundit.
Katër anëtarë të Këshillit Kombëtar për Mbrojtjen e Referendumit, mbetën të plagosur, pasi u qëlluan me pushkë me ajër nga një person ende të paidentifikuar, raporton La Repubblica.
Ndërkohë mbrojtësit e referendumit janë përgatitur edhe për t´u përballur me forcat e sigurisë, të cilat janë vendosur në disa anije turistike. Madridi e ka cilësuar referendumin anti-kushtetues, ndërsa nuk dihet forma që do të përdoret për të ndaluar miliona katalonias të votojnë. /tesheshi.com/