Stambolli u ballafaqua të mërkurën me tragjedinë e rrëzimit një pallati, ku si pasojë pati tre të vdekur e dhjetra të plagosur, banorë të pallatit.
Në gjashtë katë, aty kishte 14 apartamente me 43 banorë, që më për fat, në momentin e shembjes jo të gjithë ishin brenda, varëisht dhe prej orës kur ndodhi ajo – paradite – kur njerëzit janë në punë.
Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen periferike Kartall, në pjesën aziatike, ku si mrekulli pati nxjerrjen gjallë të një 5-vjeçareje pas 19 orësh nën gërmadha. Ende nuk dihet se ç’e ka shkaktuar rrëzimin e pallatit. /tesheshi.com/