Krerë të mbrojtjes shqiptare, ministrja Xhaccka e vartës të saj, përkujtuan dy-vjetorin e rënies se kapiten Florian Delia dhe toger Donald Hoxha, pas rrëzimit të helikopterit të tyre në Malësinë e Madhe.
Ceremonia u zhvillua në bazën ajrore të Farkës, aty ku ata shërbenin
“Pavarësisht armës ku bëjnë pjesë dhe frontit ku shërbejnë që në momentin e parë një ushtarak vesh uniformën dhe merr përsipër angazhimin solemn duke qenë i gatshëm për t’i shërbyer atdheut, duke sakrifikuar atë që është më sublime, jetën, për kombin, popullin dhe vendin e tij. Ky angazhim solemn i një ushtaraku na detyron të gjithëve të kujtojmë me respekt sakrificën e atyre që jeta ju pre shkurt, ju pre në lule të moshës, por edhe gjithë të tjerëve që i shërbejnë atdheut të përbashkët dhe që kanë marrë përsipër rreziqet që ju cenojnë jetën dhe profesioni i pilotit mbetet një prej tyre”, tha gruaja në krye të Mbrojtjes shqiptare. /tesheshi.com/