Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Srpska braktisi qeverinë “Haradinaj”, por jo edhe privilegjet

Lista Serbe ka braktisur qeverinë “Haradinaj” për çka ka pohuar se më nuk do rikthehet në koalicionin qeverisës dhe do të vazhdojë punën si opozitë e forte në Kuvend. Por zyrtarët e saj nuk kanë braktisur funksionet në qeveri dhe as privilegjet shtetërore që rrjedhin nga këto funksione.

Detyrat vazhdojnë t’i ushtrojnë zv.kryeministri dhe ministri për Komunitete dhe kthim, Dalibor Jevtiç, pastaj ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Ivan Todosijeviç, si dhe ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo. Po kështu edhe gjashtë zv.ministra. Krahas tyre, edhe armata e nëpunësve politikë të emëruar, përfshirë këshilltarët politikë dhe stafin mbështetës, shkruan “Koha Ditore”.

Në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim, ku zhvillon veprimtarinë zv.kryeministri Jevtiç kanë konfirmuar për të se nuk e ka braktisur ende zyrën. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts