Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Rrëfimi i një të droguari: Të gjesh guximin për ta lënë drogën pas 20 vitesh

by te Sheshi
08/05/2015
in Sociale & Shoqëri, Të tjera
Reading Time: 4 mins read
A A
Rrëfimi i një të droguari: Të gjesh guximin për ta lënë drogën pas 20 vitesh

Nga Entela Canaj

aksident-tragjik-mashkull-300x160

Ishte viti 94, kur ai në atë kohë 26 vjeç nisi për herë të parë drogën. Sot është 47 dhe është penduar. Me shumë vështirësi ka gjetur forcën për t`u shkëputur nga droga, dhe sot kurohet panë qendrës Aksion Plus në Tiranë, duke u trajtuar me terapine ‘metadon’. Por edhe pse vitet më të bukura të jetës i ka kaluar me ‘drogën’,  teksa bisedon me ne Kolit nuk i mungon optimizmi, ndërsa thotë se më më mirë vonë se sa kurrë.

Rrëfimi

“Është e vështirë ta lësh drogën, unë  tani jam shkëputur, kam dy vjet që nuk kam përdorur aspak drogë, por në fillim ka qenë shumë e vështirë, e lija e nisja  prapë, një tundim tepër i madh,” tregon Koli nga Tirana.  Rrëfen se e ka nisur thjesht për kuriozitet drogën, 20 vite më parë , kur me një grup shokësh të lagjies vendosën ta provonin thjesht për kuriozitet pa i ditur pasojat. ‘Atëherë nuk kishte kaq informacion sa sot. Në kohën time ishim kurioz për drogën, kishim dëgjuar vetëm në televizor të flitej për të,  kontakti i parë na joshi na bëri të ndiheshim mirë, pastaj pak sot e pak nesër  ngelëm brenda. Por kur fillojnë krizat dhe ta kërkon trupi atëherë kupton se je bërë i varur. Tani e kuptoj që kam gabuar. E di nuk ka kthim prapa por jam krenar për veten që kam arritur të shkëputem prej saj. Ndërsa sot mendoj se është pak më ndryshe, të rinjë e dinë që droga të shkatërron si njeri, kanë parë dhe dëgjuar qindra raste, mësojnë edhe në shkollë, por ne atëherë nuk e dinim çfarë ishte, sapo kishte ndryshuar koha sistemi në Shqipëri, gjërat ishin ta panjohura,” rrëfen më tej ai.

Vitet në burg

Për shkak të varësisë nga droga, vjedhjeve që bëri për të blerë drogën që ia kërkonte trupi, përfundoi disa vite në burg dhe nuk ka mundur të krijojë familjen e tij.

“Në atë gjendje asnjë vajzë nuk do guxonte të martohej me një të droguar,” thotë plot keqardhje.

 I vjen keq për këtë fakt, por nga ana tjetër është i lutmur që familja ku ka lindur i  ka qëndruar afër gjithmonë dhe nuk e ka braktisur kurrë, sidomos motrat e tij.

 “Po edhe kam vjedhur për të blerë drogën, nga familja ime, ku kam mundur, për këto veprime kam vuajtur dënimin me burg, por them se se qëndrimi aty brenda sado i vështirë që është, me ka bërë të ndryshoj dhe të marr një vendim për jetën time; që ta lë drogën dhe ta jetoj jetën time të qetë pa të,” thotë ai.

Apeli

Ka një apel dhe për të rinjtë që sot tundohen ndaj drogës, që kurrë mos ta provojnë atë. “Unë e di çfarë kam hequr prej saj. Ai që nuk e ka provuar kurrë mos ta provoj, dhe ata që e kanë nisur sa më shpejt ta lenë. Droga është shkatërrim i njeriut por edhe i familjes”, thotë Koli plot bindje.

Terapia me metadon

Lidhur me këtë fenomen, Genc Muçollari, drejtor i Qendrës Aksion Plus në Tiranë thotë se për fat të keq numri i përdoruesve të drogës nuk është ulur por është rritur në Shqipëri, dhe këtu ka ndikuar edhe situata e vështirë ekonomiko-sociale që është krijuar kohët e  fundit në Shqipëri; papunësia, stresi, mungesa e shpresës për të ardhmen; të gjitha këto kanë çuar në vese të tilla si droga, kumari apo alkooli. 

Genci-Muçollari

“Në qendrën tonë aktualisht janë 500 të droguar që marrin metadon, një terapi që i ndihmon të kurohen dhe të shkëputen një herë e mirë nga droga. Vazhdimisht shtohen sidomos personat që vijnë nga jashtë, që kthehen nga emirgimi, që janë të zhgënyer pa siguri për të ardhmen. Pikësëpari, ky është një fenomen social, që lind dhe përhapet në shoqëri ku individi nuk ka të drejtat më minimale, dhe zgjedhja është vesi. Ne deri tani e kemi përballuar me sukses mundësinë e dhënies së terapisë me metadon, ndërkohë që në shtete të tjera kjo terapi funksionon me listë pritje. Megjithatë edhe ne kemi hasur dhe vazhdojmë të kemi vështirësi për furnizimin me metadon, të cilin  e kemi siguruar nëpërmjet fondit global amerikan që kalon te ne me anë të Ministrisë së Shëndetësisë. Por kjo nuk është një zgjidhje e përhershme”, thotë Muçollari, ndërsa shton se Aksion Plus ka kërkuar bashkëpunimin me pushtetin vendor por nuk është konkretizuar asgjë deri më tani.

“Në krahasim me vendet fqinje, ato kanë një mbështetje më të madhe nga shteti, ndërsa si numër dhe si përhapje të fenomenit jemi gati njëlloj. Ndërsa e veçanta është se nëse jashtë në vendet e rajonit ka më shumë diskriminim tek ne ka një ambient më miqësor. Të droguarit nuk diskriminohen nuk përbuzen, por ndihmohen”, thotë Genci. Sipas studimeve Shqipëria  numëron rreth 60 mijë të droguar, ku vitet e fundit ka shumë të rinj gjimnazistë që po bien pre e drogës. /tesheshi.com/

Related Posts

Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore
Sociale & Shoqëri

Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

19/05/2025
Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?
Sociale & Shoqëri

Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

19/05/2025
Aviacioni turk: një dënim “për padurim”
Sociale & Shoqëri

Aviacioni turk: një dënim “për padurim”

19/05/2025
Next Post
Nishani: Mazhoranca, “kërbaç dhe kulaç” ndaj gjyqtarëve dhe KLD

Nishani: Mazhoranca, “kërbaç dhe kulaç” ndaj gjyqtarëve dhe KLD

Më të fundit nga Maqedonia/ Fati i qeverisë së Shkupit, në duart e shqiptarëve: A do vijojë Ali Ahmeti t`i qëndrojë besnik Gruevskit?

Më të fundit nga Maqedonia/ Fati i qeverisë së Shkupit, në duart e shqiptarëve: A do vijojë Ali Ahmeti t`i qëndrojë besnik Gruevskit?

“Votojeni Kosovën në NASA!” – një nismë e tipit “Oh sa mirë me qenë shqiptar”, në shkencë

“Votojeni Kosovën në NASA!” – një nismë e tipit “Oh sa mirë me qenë shqiptar”, në shkencë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar

Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar

19/05/2025
Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

19/05/2025
Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

19/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni