Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Khamenei del nga “strofulla”

    Khamenei del nga “strofulla”

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Rrëfime për Xhejms Xhojs: autori i “Dublinasve” që për disa është më i madhi

by te Sheshi
18/01/2018
in Kryesore, Kulturë
Reading Time: 3 mins read
A A
Rrëfime për Xhejms Xhojs: autori i “Dublinasve” që për disa është më i madhi

Gjatë gjithë jetës së tij, Xhejms Xhojs u thirr me shumë emra. Si djalosh i rritur në “Dublinin e dashur e të ndyrë” që u bë i pavdekshëm në romanet e tij, autori i “Dublinasit” dhe “Uliksit”, njihej si “Xhimi diellor”, djali më i madh i dhjetë fëmijëve që zhvendoseshin papushim nga njëra shtëpi në tjetrën nga një baba i alkoolizuar i cili u ikte kreditorëve. Deri në fund të jetës, që e kaloi në azil për shkak të Irlandës dhe besimit katolik, në Itali e Zvicër, ai u quajt një “ikona-thyes” nga Vatikani, “Zoti Satan” nga vajzat zvicerane të korit të kishës të cilat e ngacmonin për mjekrën e tij me majë, “gjeniu i fundit i madh” i letërsisë së shekullit të 19-të dhe, nga armiqtë e vet, “Xhojsi i mallkuar”.

Të përmbledhësh një burrë të tillë tërheqës e të shkathët, i cili mund të ishte, sipas fjalëve të veta, “në një moment lart si yjet, tjetrin më poshtë se trazovaçët më të ulët”, është një detyrë e vështirë. “Jeta” nga Gordon Bowker, volumi i parë domethënës për më shumë se 50 vjet nga versioni i Richard Ellmann, sipas kritikëve, është një shembull mjeshtëror sesi mund të gjurmohet jeta e një shkrimtari, sidomos kur bëhet fjalë për një autor të vështirë si Xhojsi.

Autori Bowker e nis përshkrimin e tij interesant me vitet e hershme në Dublin, duke mbushur detaje të rrethanave dhe mjedisit të një Irlande që Xhojsi do ta merrte me vete, për gjithë pjesën tjetër të jetës, si material për librat e tij. Autori evokon rrethanat e errëta dhe ndonjëherë shtypëse të shtëpive të ndryshme ku jetoi Xhojsi si fëmijë dhe iu referohet raporteve meteorologjike, orarit të shkollës dhe detajeve të borxheve të babait të tij, në një biografi me kërkime të kujdesshme.

Prej këtyre fakteve, del një fotografim i një shkrimtari të shkëlqyer, por plot trazime. Xhojsi u arratis nga “përzierja e pritshmërisë dhe inercisë” së Irlandës në moshën 22-vjeçare me të dashurën e tij, Nora Barnacle. Ai pretendonte se e kishte grua, por ata nuk u martuan, përkundër skandalizimit të familjeve të tyre, deri sa ishin në fund të të dyzetave. Jeta e Xhojsit u shënua nga lëvizje të vazhdueshme dhe vështirësi të vazhdueshme financiare.

Pasi kaloi disa kohë si mësues privat në Trieste dhe më pas, si nëpunës banke në Romë, karriera e tij letrare u mbajt përmes patronazhit nga disa gra të pasura, sidomos nga anglezja Harriet Weaver, dhe dy amerikanet Sylvia Beach dhe Margaret Anderson. Librat e tij, edhe pasi “Uliksi” i kishte sjellë famën, nuk nxorrën kurrë përfitime dhe pjesa më e madhe e letrave të cituara në libër janë kërkesa drejtuar këtyre grave dhe vëllait të tij për ndihma ose borxhe.

Aspekte të tjera të jetës personale të Xhojsit janë ngjashëm të vështira. Ai vuante nga probleme me sytë, e me gjasa edhe u verbua. Vajza e tij, Lucia përfundoi në një institucion psikiatrik, ashtu sikundër edhe nusja e djalit të tij. Mbështjellë nga puna e vet, dhe shpesh i dehur kur vinte në shtëpi, jeta e tij me Norën ishte e trazuar. Autori Bowker nuk e shmang këtë anë të subjektit të tij, apo frustrimin e të tjerëve ndaj metodave të tij plangprishëse.

Sidoqoftë, nuk ka asnjë dyshim në këtë biografi, në lidhje me aftësitë e Xhojsit si shkrimtar, pavarësisht dështimeve si bashkëshort dhe baba. Që nga tregimet e shkurtra të hershme me një stil delikat tek “Dublinasit”, e deri tek autobiografia “Portret i një artisti djalosh” dhe kryevepra “Uliksi” – që është nënshkruar në takimin e tij të parë më Norën, në 16 qershor 1904 – zëri lirik e ngërthyes i Xhojsit shkëlqen pa dallim. Madje, edhe puna e tij e fundit e kontraverse, “Përgjimi i Fineganëve” nuk ka krahasim për prozën e saj të patejkalueshme.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?
Gjeopolitikë

Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?

05/07/2025
Gjashtë dekada Scorpions: a ishte CIA pas grupit të famshëm gjerman?
Kulturë

Gjashtë dekada Scorpions: a ishte CIA pas grupit të famshëm gjerman?

05/07/2025
Ashura: një agjerim musliman për hebrenj të dikurshëm si palestinezët sot
Kryesore

Ashura: një agjerim musliman për hebrenj të dikurshëm si palestinezët sot

05/07/2025
Next Post
Vapa përvëluese, tenisti Monfils vë në dyshim turneun e Australisë: “mund të vdisja në fushë…”

Vapa përvëluese, tenisti Monfils vë në dyshim turneun e Australisë: "mund të vdisja në fushë..."

Të dhëna dhe hamendje: gjurmët e vrasësit të Oliver Ivanoviçit të çojnë në Serbi

Të dhëna dhe hamendje: gjurmët e vrasësit të Oliver Ivanoviçit të çojnë në Serbi

Kujdes nga kjo sfidë në rrjetet sociale, po bëhet virale por është shumë e rrezikshme

Kujdes nga kjo sfidë në rrjetet sociale, po bëhet virale por është shumë e rrezikshme

TË FUNDIT

  • Të fundit
Khamenei del nga “strofulla”

Khamenei del nga “strofulla”

05/07/2025
Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

05/07/2025
Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?

Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?

05/07/2025
Gjashtë dekada Scorpions: a ishte CIA pas grupit të famshëm gjerman?

Gjashtë dekada Scorpions: a ishte CIA pas grupit të famshëm gjerman?

05/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni