Ylli portugez i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, ka shënuar gola në 11 qytete të Evropës në Ligën e Kampionëve. Ai ato i shënoi në shtatë shtete të ndryshme si Spanja, Italia, Anglia, Portugalia, Rusia, Turqia dhe Gjermania.
Në total, ai është bërë lojtari i parë që i ka shënuar 35 gola në fazat eliminuese të Championsit, madje duke u bërë edhe futbollisti i parë që i ka fituar 28 ndeshje në këtë rreth garash. /tesheshi.com/