Presidenti i skuadrës së Riadit në të cilën futbollisti portugez u transferua në dimër për një çmim rekord, sipas medias arabe ArabiaNews50 tha: “Jam mashtruar vetëm dy herë në jetën time.
E para ishte kur kërkova tre qebapë dhe më dhanë vetëm dy. E dyta ishte kur firmosa për Cristiano Ronaldon”.
Al Nasr u eliminua pak ditë më parë nga Al Wehda në Kupën e Arabisë Saudite dhe humbi edhe Superkupën. Cristiano Ronaldo i ka ofruar skuadrës magjepsje jashtë loje por jo më shumë.
Përveç kësaj, Al Nasr është i dyti në ligë. Në fakt, nuk përjashtohet, raporton i njëjti publikim, që në javët në vijim të ketë zhvillime me CR7 nëse zyrtarizohet humbja e Ligës Profesioniste Saudite, e cila mund të arrijë edhe në një “divorc” të mundshëm mes dy palëve.
Portugezi ka luajtur 300 minuta por askush nuk është i kënaqur me imazhin e tij konkurrues dhe gjithashtu me reagimet që ka kur… populli e thumbon.
Në ligë ai ka 11 paraqitje dhe 11 gola.
🚨ELIMINATED! Al-Nassr, Cristiano Ronaldo's team, has just been eliminated from the Kins Cup.
Knocked out of Riyadh Super Cup
Knocked out of Saudi Super Cup
No longer 1st in the Saudi League
Knocked out of Saudi King Cuppic.twitter.com/XJnuoFFrIx— VAR Tático (@vartatico) April 24, 2023
Cristiano nënshkroi një kontratë 2.5-vjeçare deri në verën e vitit 2025 dhe do të arkëtojë shumën prej 200 milionë euro në vit nga bashkëpunimi me Al Nasr. Në total fitimet e tij do të kalojnë 500 milionë euro dhe brenda kësaj shume janë edhe marrëveshjet tregtare të dy palëve.
Kontrata e tij “neto” duhet të arrijë në 70 milionë euro në vit dhe pjesa tjetër është për përdorimin e emrit të tij. /tesheshi.com/