E vetmja gjë pozitive në humbjen historike të Real Madridit ndaj Shalkes ishte realizimi i dy golave nga lojtari më i mirë i tyre dhe i gjithë botës, Cristiano Ronaldo. Portugezi me një “dopietë” të realizuar të martën mbrëma është bërë golashënuesi më i mirë në garat Evropiane duke qëlluar gjithsej 78 herëportën kundërshtare.
Kështu, ylli madrilien len pas vete legjendën e këtij klubi Raul Gonzales me 76 gola dhe rivalin e tij të përjetshëm Lionel Messin i cili ka 77 gola. Mirëpo, për dallim nga Raul dy futbollistët më të mirë në botë Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi do të kenë kohë ende për të garuar pasi kanë ende ndeshje për të zhvilluar deri në mbylljen e karrierës së tyre, kështu që lufta mbetet ende e hapur. /tesheshi.com/