Ylli portugez i Juventusit Cristiano Ronaldo, u dënua me 23 muaj burg për evazion fiskal në Spanjë dhe një gjobë prej 18.7 milionë euro.
Ronaldo u deklarua fajtor, por ia arriti një marrëveshje me Prokurorinë spanjolle për evitimin e dënimin dhe pagimin e gjobave. Ronaldo, futbollisti më i mirë në botë, nuk do të vuajë dënimin me burg në qeli, sepse dënimi i tij është më i shkurtër se dy vjet, që është dhe kufiri për shërbimin e burgjeve të detyrueshme.
Aktakuza akuzon Ronaldon me shmangien e 5.7 milionë euro të tatimit në katër krime fiskale të kryera në periudhën nga 2011 në 2014.
Ronaldo u largua nga gjykata pa u folur me gazetarët dhe i shoqëruar nga dy police. Ai përshëndeti shkurtimisht një grup tifozësh që prisnin atë jashtë sallës së gjyqit.
Ai luaji për për Real Madridit në periudhën nga viti 2009 deri në 2018, dhe që nga korriku i vitit të kaluar ka kaluar në futbollin italian te Juventus.
Ronaldo shkoi nga salla e gjyqit në aeroportin e Madridit për t’u kthyer në Torino me një avion privat.
Paralelisht me këtë, në sallën e gjyqit të Gjykatës Rajonale në Madrid ishte dhe ish-futbollin spanjoll Xabi Alonso, i cili është akuzuar se në periudhën nga viti 2010 deri në vitin 2012 ka kryer tri vepra penale të evazionit fiskal.
Para tyre, në gjykatat në Spanjë të akuzuar për evazion fiskal e më pas ndëshkuar me gjoba, kanë qenë dhe emra si Lionel Messi, Javier Mascherano, Angel Di Maria, Radamel Falcao, Marcelo, Luka Modric, Fabio Coentrao, Alexis Sanchez dhe Ricardo Carvalho. Madje eëdhe trajneri karizmatik Jose Mourinho iu dha një gjobë. /tesheshi.com/