Roma ka fituar derbin me Lazion dhe i është bashkuar Interit në misionin për të ndjekur Juventusin e Napolin.
Në atmosferën unike që krijon derbi i kryeqytetit, skuadra verdh e kuqe ka zhvilluar një lojë “më të pjekur” se rivalët, por ka kaluar në avantazh vetëm me një 11 metërsh, të shndërruar në gol nga Peroti.
Lazio nuk arriti të reagojë si duhet dhe Roma përfiton, duke gjetur edhe golin e dytë pas një gjuajtjeje nga jashtë zonës të Naingolan.
Pavarësisht avantazhit të dyfishtë, ishte portieri Strakosha që nuk lejoi pësimin e një tjetër goli.
Ndërkohë pas disa ndërrimeve, Lazio gjallërohet dhe pas një prekjeje me dorë të Manolas, gjyqtari jep 11 metërsh, i cili kthehet në gol nga Imobile.
Lazio përpiqet, por nuk arrin të gjejë golin e barazimit dhe ndeshja mbyllet me fitoren e Romës dhe me gëzimin e pafshehur të legjendës Francesco Totti, që ndryshe nga një vit më parë, e ndoqi ndeshjen nga tribuna. /tesheshi.com/