Kush mundi e kush deshi tashmë ka mbërritur në Mekë për pelegrinazhin vjetor të Haxhit. Besimtarët muslimanë nga çdo cep i globit kanë bërë udhëtimin e tyre drejt Arabisë Saudite.
Më shumë se dy milion muslimanë po mirëpriten në vend për të kryer një nga ritet më të rëndësishme të besimit.
Këtë vit pelegrinazhi pesë-ditor zgjat nga e premtja, 9 Gusht, deri të mërkurën, me 14 gusht dhe është tubimi më i madh i njerëzve në botë.
Kur të mbërrijnë në tokën e shenjtë, muslimanët veshin rroba të veçanta të quajtura Ihram, të cilat janë rroba të thjeshta, të bardha dhe i bëjnë të gjithë të duken të barabartë – pavarësisht nga pasuria apo statusi.
Tradita daton nga profeti Ibrahim – i njohur si Abraham për hebrenjtë dhe të krishterët – i cili ndërtoi Qabenë në tokën më të shenjtë të Islamit.
Fjala “Haxh” do të thotë “marrësh një udhëtim”, që paraqet distancën fizike që mbëjnë muslimanët, por edhe tejkalimi i betejave të brendshme.
/tesheshi.com/