Si rrallë në ndonjë vizitë jashtë, kryeminisitri Rama i ka bërë një reklamim vizual të shpeshtë e më të plotë qëndrimit të tij dy-ditor në Arabinë Saudite.
Pas videove të përcjella që nga pritja në areoport e deri te takimet e ndryshme me krerë të Mbretërisë e firmosjen e marrëveshjeve të ndryshme, shefi i qeverisë shqiptare ka publikuar dhe një album me foto nga orët e qëndrimit në Riad.
“FOTOALBUMI I VIZITËS NË ARABINË SAUDITE
Ekonomi, turizëm, trashëgimi kulturore dhe plane të përbashkëta investimesh, me vullnetin e çeljes së një kapitulli të ri bashkëpunimi mes dy vendeve”, shkruan Rama, pas të parës vizitë të këtij kalibri në Mbretërinë Saudite. /tesheshi.com/