Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Shuhet një majtist me nam

    Shuhet një majtist me nam

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Rinisja e “luftës” PDK-Vetëvendosje: Ja akuzat e fundit dhe ç’pasoja mund të sjellin ato

by te Sheshi
29/07/2017
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 5 mins read
A A
Rinisja e “luftës” PDK-Vetëvendosje: Ja akuzat e fundit dhe ç’pasoja mund të sjellin ato

Nga Blendi Gashi

Që nga përfundimi i zgjedhjeve të 11 qershorit, PDK-ja dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë rinisur një “luftë” mes tyre, ku po gjuajnë akuza sa andej e këndej për keqpërdorim pushteti.

Ky ashpërsim vije sigurisht edhe në prag të zgjedhjeve lokale, ku partia e Visar Ymerit, e ekzaltuar me rezultatin e zgjedhjeve të përgjithshme, po shprehet e bindur se do të marrë timonin e disa komunave që ka në udhëheqje PDK, ndërsa kjo e fundit ka nisur një fushatë anti-VV, konrektisht ndaj Komunës së Prishtinës që udhëhiqet nga Shpend Ahmeti duke e akuzuar për keqpërdorime të shumta, sidomos punësime të jashtëligjshme si brenda komunës ashtu edhe tek Ndërmarrja Publike Banesore.

PDK-ja e Kadri Veselit, me fushatën e saj po ia kthen VV-së, pasi kjo e fundit nuk lë ditë pa e akuzuar për keqpërdorim të pushtetit, për punësime të njerëzve të partisë, klaneve dhe familjarëve në institucione e borde të ndërmarrjeve.

Në “luftën” e fundit janë përfshirë një numër i madh zyrtarësh të këtyre partive.

E gjitha nisi pas lajmit të dhënë nga Daradan Molliqaj se po lë postin e sekretarit të VV-së pasi do angazhohet si deputet të punoi për të përmirësuar jetën e qytetarëve.

Por Blerand Stavileci, ministër në detyrë i PDK-së tha se VV është detyruar të distancohet nga shkaktuesit e dhunës dhe të shkarkojë Molliqajn.

Më pas akuzat vazhduan për punësime të jashtëligjshme në komunën e Prishtinës, ndërsa ato shpërthyen pas një debati televiziv.

Ja akuzat e fundit mes PDK-së e VV-së

Pas emisionit “Debat” në RTK të organizuar të premten, deputetja e PDK-së Blerta Deliu-Kodra publikoi një mesazh përmes të cilit tha se është kërcënuar nga Alban Krasniqi zyrtar i VV-së njëherit burri i deputetes Albulena Haxhiu.

“Sot (dje) më kanosi dhe bëri publikisht një shpifje kundër meje, bashkëshorti i deputetes së VV-së, Albulena Haxhiu. Kanosja e tij ka të bëj edhe me mentalitetin diktatorial të subjektit politik të tij. Ia bëj me dije këtij kërcënuesi dhe shpifësi se unë, do t’i bëj kallëzim penal për kanosje dhe padi për shpifje, sepse unë dhe kolegët e mi, tërë jetën kemi punuar dhe vazhdojmë të punojmë për të mirën e vendit tonë dhe qytetarëve tanë. Ndërkaq, Alban Krasniqi së bashku me bashkëshorten do të përballen me sistemin e drejtësisë së Republikës së Kosovës për kanosje dhe shpifje. Ne ju besojmë institucioneve tona të drejtësisë dhe në shtetin ligjor i cili duhet t’i mbrojë qytetarët nga kanosjet dhe shpifjet e tilla që vijnë nga dhunuesit e institucioneve dhe që tash sulmin duan ta bartin edhe te deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Dua t’i garantoj qytetarët e Kosovës se asnjë kanosje, shpifje as shantazh nuk do të më ndal nga puna për të mirën e vendit tim”, tha ajo.

Nuk vonoi shumë dhe u reagua burrë e grua nga VV.

Deputetja Albulena Haxhiu, e quajti Blerta Deliun, një shërbëtore që me zell i shërben klanit “Pronto!”.

“Çdo ditë e imja dhe aktivisteve të Vetëvendosje-s, do të jetë angazhim për mbrojtjen e Republikës nga soji yt dhe krimineleve që t’i ju shërben!”, reagoi Haxhiu përmes FB.

Edhe Alban Krasniqi, bashkëshorit i Albulenës ju kundërpërgjigj Deliu-Kodrës por jo vetëm ata por krejt zyrtarëve të PDK-së duke thënë se po ju vije fundi.

“Po, po Blerand, Blerta, Bujar, Memli, Hajdar, Kamish, Kadri, Hashim & CO. Mblidhni cuklat se po vjen dita e çlirimit të popullit nga ju bastardë”, ka shkruar ai në Facebook.

Në një postim të mëhershëm Krasniqi, drejtuesit e PDK-së i quajti qaftrashë e milionerë për të cilët tha se nuk kanë shpëtim.

“Kapja e shtetit, miliardat e vjedhur dhe hektarët e uzurpuar , vrasjet politike, marrëveshjet e dëmshme, privatizimet kriminale, vuajtjet dhe dhimbjet qe ja kanë shkaktu qytetarëve do jenë vetëm disa nga akuzat me të cilat do përballen kogja do PDKashë qaftrashë e milionerë. Andaj, PO!, traumatizohuni, frikësohuni, qirruni si kukuvajka , fshihuni si minj ju hijenat e djeshme të PDK-së sepse ORTEKU që po vjen ka me ju fshi e ka me ju shtyp sikur mickonjën. Shpëtim nuk keni”.

Pas mesazhit kërcënues të Alban Krasniqit në drejtim të deputetes Deliu-Kodra, reaguan zyrtarë të shumtë nga PDK, duke i dalë në mbrojtje bashkëpartiakes së tyre.

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, është shprehur se histeritë e anëtarëve të VV-së janë të njohura, prandaj, sipas saj, kërcënimet e burrit të Albulenës ndaj Deliut, nuk e befasojnë.

“Shprehja e dhunës, kanosjes, shpifjes dhe shantazhit janë të njohura në politikën e vendit tonë, të aplikuara nga politika agresive e Vetëvendosjes ndaj institucioneve, janë të mendësisë tipike komuniste. Histeritë e anëtareve të VV janë të njohura, po ashtu, janë të njohura edhe deliret e tyre të madhështisë, andaj kërcënimet e burrit të Albulenës, ndaj Blerta Deliut, nuk më befasojnë. Kjo gjuhë, është pasojë e një konsistence të dhunës si përditshmëri dhe kulturë politike të Vv, ndaj të cilës gratë janë në veçanti të ekspozuara. Turp dhe neveri!”ka shkruar Dhurata në Facebook.

Edhe zv.ministri në detyrë i Zhvillimit Ekonomik nga PDK, Gani Koci ka mbrojtur bashkëpartiaken, derisa ka sulmuar VV-në duke thënë se urrejtja patologjike e militantëve të Vetëvendosje-s ndaj Drenicës në veçanti, dhe ndaj PDK-së në përgjithësi nuk ka të ndalur!

“Burri i Albulena Haxhiut, vërtetë një kriminel i bandës kriminale të Dardanëve te VV-së, përpiqet ta ‘frikësoj’ Blerta Deliun, pas debatit në RTK, me këtë mesazh. E kanë të kotë! Le ta ruaj ‘kukullën’ e vet në shtëpi se i duhet me i fshehë bombolat e gasit, aty ku nuk duhet, për kuvend!”, ka shkruar Koci.

Po ç’pasoja mund të sjellin këto akuza?

Këto akuza në rritje dhe rikthimi i fjalorit fyes ku bie në sy fjala kriminel janë një sinjal i qartë se partitë në fjalë po rifillojnë një grindje mes tyre në prag të zgjedhjeve lokale për të fituar sa më shumë pushtet komunal, por edhe këto përplasje vijnë edhe si pasojë se VV u konfirmua partia e parë në vend duke ia marrë primatin PDK-së.

Por një fjalor i tillë padyshim se mund të çojë drejt një kaosi të ri politk, gjithnjë duke kujtuar se pas një fjalori të tillë mes dy partive në fjalë në mandatin e kaluar legjilsativ për pak sa nuk kurseu grushti.

Këtu duhet theksuar veçanërisht dy raste.

Rasti i parë kur Latif Gashi deputet i PDK-së u përplas keq me Fisnik Ismailin. E gjitha nisi kur ky i fundit i tha Latës se ka bërë krime dhe e ka përdhosur luftën, çka ngjalli reagim të ashpër nga deputeti i PDK-së i cili më pas tha deputetit të VV-së se babai i tij ka qenë bashkë punëtorë i Serbisë.

Rasti i dytë është përplasja mes deputetit të PDK-së Nuredin Lushtaku dhe atij të VV-së Glauk Konjufca, gjatë debatit për UÇK-në ku grushtet nuk kërsitën falë ndërhyrjes së shpejtë të deputetëve të tjerë.

Andaj duke parë fjalorin akuzues në rritje dhe tashmë numrin prej 32 deputetëve që VV do t’i ketë në Kuvend dhe 14 më pak PDK, gjasat që të rriten përplasjet dhe të eskalon situata nëse nuk ndërmerren masa paraprake janë mëse reale.

Për të mos ndodhë kjo të gjitha partitë duhet të lënë anash inatet dhe të kuptojnë një herë e mirë se kanë fituar votat për të përmirësuar jetën e qytetarëve e jo për tu rrahur për karrige e privilegje. /tesheshi.com/

Related Posts

Dy gra nga Brukseli, vlerësime për zgjedhjet në Shqipëri
Politikë

Dy gra nga Brukseli, vlerësime për zgjedhjet në Shqipëri

13/05/2025
Berisha “harron” votën e diasporës
Politikë

Berisha “harron” votën e diasporës

13/05/2025
Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura
Kryesore

Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

13/05/2025
Next Post
S’ka befasi, PDK nominon zyrtarisht Veselin për kryekuvendar

S’ka befasi, PDK nominon zyrtarisht Veselin për kryekuvendar

Ronaldo nxit ndjekësit e tij të ndihmojnë fëmijët refugjatë sirianë

Ronaldo nxit ndjekësit e tij të ndihmojnë fëmijët refugjatë sirianë

Nga Armand BORA: Pse dhjetë dhe jo gjashtëmbëdhjetë ministri?

Nga Armand BORA: Pse dhjetë dhe jo gjashtëmbëdhjetë ministri?

TË FUNDIT

  • Të fundit
Shuhet një majtist me nam

Shuhet një majtist me nam

13/05/2025
Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

13/05/2025
Dy gra nga Brukseli, vlerësime për zgjedhjet në Shqipëri

Dy gra nga Brukseli, vlerësime për zgjedhjet në Shqipëri

13/05/2025
Trump, “biznes” 142 miliardë dollarë me sauditët

Trump, “biznes” 142 miliardë dollarë me sauditët

13/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni