Forumet rinorë përkatëse të PD-së dhe LSI-së, ofruan një tjetër performancë protestuese me elementë artistikë para parlamentit: disa palë këpucë e disa flamuj shtetesh, duke dashur të denoncojnë fenomenin e ikjes së të rinjve.
“Kemi ftuar të rinjtë që të marrin nga një palë këpucë të të afërmeve të tyre që kanë ikur në emigracion. Në vitet e fundit nga Shqipëria kanë ikur shumë të rinj, pasi nuk kanë shpresë dhe siguri. Ne kemi ardhur në formë paqeje sot. Të rinjtë kanë ikur jo se Shqipëria po i afrohet BE-së, por po bëjmë hapa pas për shkak të një personi, kryeministrit të vendit dhe se u është vrarë shpresë.
110 mijë të rinj kanë lënë Shqipërinë në këto 6 vite. Rama premtoi 300 mijë vende pune, por në fakt 300 mijë shqiptarë plotësuan Lotarinë Amerikane. Rinia e këtij vendi nuk do të lejojë zgjedhje në 30 qershor. Ne sot pasdite përshkallëzojmë protestat” tha Belind Këlliçi, kreu i FRD-së. /tesheshi.com/