Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

    Orët e vështirë që e presin këtë grua…

    Orët e vështirë që e presin këtë grua…

    Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

    Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Rilindja e Palermos: si arriti bastioni i mafias të shndërrohet në kryeqytetin e kulturës

by te Sheshi
28/03/2017
in Artikuj të përzgjedhur, Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 6 mins read
A A
Rilindja e Palermos: si arriti bastioni i mafias të shndërrohet në kryeqytetin e kulturës

Çdo qytet, në një moment të caktuar të historisë së vet, arrin pikën ku nuk mban më. Për Palermon, ky moment ishte një pasdite e zjarrtë e korrikut 1992, kur më shumë se 1500 ushtarë me armë automatike morën pozicione në çdo qoshe të rrugëve të saj frikshëm të qeta për të demostruar forcën ushtarake, një qëndrim i panjohur në Itali që nga Lufta e Dytë Botërore.

Atë ditë, më 24 korrik, lufta bëhej kundër mafias dhe Italia po humbte. Gjashtë ditë më herët, një makinë-bombë kishte vrarë Paolo Borselinon, prokurorin që po hetonte kumbarët e “Cosa Nostra”-s, mafias siçiliane. Pesë oficerë në eskortën e tij gjithashtu u vranë. Në maj, makina e një tjetër gjykatësi, Giovanni Falcone-s, armiku numër një i bosëve të mafias, ishte hedhur në erë. 300 kilogramët e tritolit që vranë atë së bashku me gruan dhe tre policë të eskortës së shoqërimit, hapën një krater prej 15 metrash në autostradën që lidhte aeroportin me qytetin.

“Palermo si Bejruti” ishte titulli kryesor në të gjitha faqet e para të gazetave më të mëdha italiane të kohës. Luftërat e mafias në Itali shënuan pikën më të ulët të qytetërimit në Siçili. Shumë menduan se Palermo kishte arritur pikën e moskthimit, por aftësia për t’u ngjitur sërish nga krizat është shndërruar në një simbol të qytetit që është pushtuar më shumë se çdo qytet tjetër në Mesdhe.

Luftërat e mafias së fillim-viteve 1990 tani duken vite drite larg nga korridoret e praruara të bashkisë së qytetit, kur gazetarët pritnin me padurim të pyesnin kryebashkiakun Leoluca Orlando për lajmin se Palermo ishte nominuar si kryeqyteti i kulturës italiane për vitin 2018. Ky nominim është suksesi më i fundit në një varg arritjesh: në korrik, UNESCO e rekomandoi qendrën historike të Palermos si vend të trashëgimisë kulturore botërore, ndërsa vitin e ardhshëm qyteti do të mikpresë Manifesta-n, bienalen më të rëndësishme të Europës për artin bashkëkohor.

“A e keni parë këtë zyrë, e bukur apo ajo”, pyet Orlando, duke treguar pikturat e shekullit të 18-të nëpër muret e zyrës së tij. “Po këtë tryezë e këto karrike. Përpara se të bëhesha unë kryebashkiak, pas kësaj tavoline e në këto karrike uleshin miqtë e mafias. Në të vërtetë, disa ishin edhe vetë mafiozë”.

69-vjeçari Orlando është një nga kryebashkiakët më të njohur të Italisë. Ai ka doktoraturë në jurisprudencë, flet pesë gjuhë të huaja dhe ka qeverisur qytetin për 17 vjet. Nëse qyteti ka ndryshuar, pjesërisht kjo ka ndodhur falë tij.

Në atë verë profetike të vitit 1992, Orlando – pasi dy vjet më herët kishte themeluar partinë e qendrës së majtë, “Rrjeti” – po mendonte për të kandiduar për herë të dytë si kryetar bashkie. Palermo ishte e gjunjëzuar. Attilio Bolzoni, gazetar i së përditshmes kombëtare “La Repubblica” që kishte jetuar në Palermo për 25 vjet, e përshkruante qytetin në ato vite si një fushëbetejë të mafias.

“Ndjehesha si një korrespondent lufte në vetë qytetin tim”, thotë ai. “Kam qenë në Afganistan, në Ballkan, Irak, por kurrë nuk jam ndjerë aq i frikësuar sa ç’ndjehesha në Palermo gjatë atyre viteve. Më duhej të ruhesha gjithë kohës. Mund të gjeje mafiozë anekënd, në rrugë, në dyqane, në banka. Dukej sikur ishim në shtetrrethim, nuk kishte asnjë kafene ku mund të uleshe në mbrëmje. Çdo herë që më tingëllonte telefoni në tryezë, kisha frikë se kishin vrarë ndonjë gazetar, polic apo gjykatës”.

Zgjedhjet u mbajtën në nëntor 1993, dhe Orlando që kandidoi mbi një platformë kundër mafias ndërsa jetonte nën shoqërimin e policisë (që e mban ende), fitoi 75 për qind të votave. “Sot, Palermo është kryeqyteti i kulturës”, thotë Orlando, “por në atë kohë, ishte kryeqyteti i mafias. Palermo qeverisej nga mafia dhe kushdo që i priste rrugën izolohej, ose në rastin më të keq, vritej”.

Por, diçka në qytet po ndryshonte. Ndërsa ushtria patrullonte Palermon, qytetarët e saj, të tmerruar nga bombat dhe vrasjet, dolën në rrugë me mijëra për të mbështetur gjykatësit e për të protestuar kundër mafias. Vetëm marshimet dhe banerat nuk kishin gjasa të shqetësonin “Cosa Nostra”-n. Shteti duhej të bënte lëvizjen e tij.

“Pikë së pari, ne duhet të hiqnim qafe bosët e mafias”, thotë Orlando. “Shumë nga ata vijonin të pashqetësuar, të ulur rehat në shtëpitë e tyre në qendër të Palermos duke planifikuar vrasje të tjera e duke mbushur xhepat me paratë cash nga trafiku i drogës”.

Kundër krerëve të mafias dhe bashkëpunëtorëve të tyre, një pjesë e të cilëve përfshinin punonjës bashkiakë me kollare që punonin për ta, u miratuan ligje speciale. Masat ndëshkuese dhe kushtet e burgimit u bënë më të ashpra, duke inkurajuar shumë gangsterë të bëheshin informatorë në përpjekje për të marrë dënime më të lehta, e kjo solli arrestime të tjera.

Salvatore “Totò” Riina, koka e mafias siçiliane ishte dominoja më e madhe që ra. Ai kishte qenë kryesor në nisjen e një lufte që për 15 vjet kishte përgjakur rrugët e qytetit dhe ishte në kërkim nga shuma trupa policore në të gjithë Europën që prej vitit 1969. Në janar të vitit 1993, sidoqoftë, ai u arrestua. Më shumë arrestime pasuan: dipas të dhënave qeveritare, më shumë se 4 mijë mafiozë u arrestuan në Siçili që prej viteve 1990.

Sot, mafia siçiliane është në rënie, duke i dhënë Palermos një frymëmarrje shumë të ëndërruar. Por rimëkëmbja e vërtetë do të kërkojë kohë: plagët e shkaktuara nga mafia janë të dukshme në arkitekturën e qytetit. Me qindra blloqe ndërtesash banimi, gri, të tmerrshme e uniforme shënjojnë periferitë e qytetit, rezultat i fushatës më të madhe të ndërtimit në historinë italiane. Politikanët e lidhur me mafian urdhëruan rrënimin e shtëpive të mrekullueshme për të pasur hapësirën e porosive për blloqet brutale në fjalë. Sot, kjo është një periudhë arkitekturore që kujtohet në disa rrethe si “Thesi i Palermos”.

Maurizio Carta, profesor i planifikimit urban në universitetin e Palermos dhe një nga anëtarët e ekipit që po punon për rigjenerimin e qytetit, thotë se mafia “shpërfytyroi bukurinë e Palermos duke pështyrë me qindra tonë beton pa asnjë respekt për trashëgiminë historike dhe artistike të qytetit. Ata shkatërruan vilat e mrekullueshme të shekullit të 19-të dhe depozituan betonin drejtpërdrejt në vijën bregdetare, duke shkatërruar edhe plazhet”.

Një pjesë e parave dhe pronave të sekuestruara nga bosët e mafias siciliane, me vlerë 30 miliardë euro, u investua në hapësirat e reja sociale, mjedisore dhe kulturore në qytet.

Një shembull është la Cala, porti i jahteve të Palermos, që deri në vitin 2005 ishte një zonë jashtë kontrolli, mbushur me plehra e me trafikanët droge që punonin për krimin e organizuar.

Sot, La Cala është emblema e rilindjes së Palermos. Me qindra jahte janë ankoruar aty, ndërsa gjelbërimi dhe kafenetë mbulojnë portin e vjetër që vizitohet nga turistët e sportistët nga e gjithë bota, në një vend ku e kaluara jo e vonë është tashmë vetëm një kujtim i keq.

Palermo ka rifituar sheshet e saj, shumë prej të cilëve përdoreshin nga mafia si parkingje të paligjshëm makinash dhe ku duhet të paguaje nëse doje ta gjeje makinën të pacopëtuar.

Obelisku i ngritur në vendin ku mafia vrau Falcone-n, është tashmë një nga vendet më të vizituara nga turet që organizohen për të gjithë të interesuarit që duan të shohin vendet simbol të luftës kundër kumbarëve siçilianë.

Palermo, sidoqoftë, ka shumë rrugë për të bërë. Mafia ende kontrollon disa biznese, të rinjtë e kanë vështirë të gjejnë punë, periferitë mbeten të varfra e po ashtu edhe shumë qytetarë. Disa thonë se Palermo tashmë është një lloj purgatori, ku ende duhet të shlyejë disa nga mëkatet e saj. “Por, në fund fare”, thotë Orlando, “midis parajsës dhe flakëve, çdo ditë ky qytet është një vend shumë më i mirë për të jetuar”.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura
Lindja e Mesme

Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

13/05/2025
Si u shndërrua Turqia nga një kliente në një shitëse armësh për BE-në
Analizë

Si u shndërrua Turqia nga një kliente në një shitëse armësh për BE-në

13/05/2025
Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë
Bota & Rajoni

Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

13/05/2025
Next Post
Nga Bujar M. HOXHA: Pse De Biasi duhet të shkarkohet ashtu si Ranieri

Nga Bujar M. HOXHA: Pse De Biasi duhet të shkarkohet ashtu si Ranieri

Si mund të largojmë dhimbjen e kokës në mënyrë natyrale

Si mund të largojmë dhimbjen e kokës në mënyrë natyrale

Australia nën goditjen e ciklonit

Australia nën goditjen e ciklonit

TË FUNDIT

  • Të fundit
Nisja e një “vizite historike” në tre arabe: cila është risia?

Nisja e një “vizite historike” në tre arabe: cila është risia?

13/05/2025
Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

13/05/2025
Si u shndërrua Turqia nga një kliente në një shitëse armësh për BE-në

Si u shndërrua Turqia nga një kliente në një shitëse armësh për BE-në

13/05/2025
Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

13/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni