Edhe pse kanë qenë dy ministra të saj që kanë përgatitur skemën e pagesës në Rrugën e Kombit, LSI, me anë të zërit nr.2 të saj, Petrit Vasili, i ka paraprirë rihapjes së pikave të pagesës në Kalimash me thirrjen për të mos paguar.
“Kryeministri u vetedeklarua fajtor për revoltën shumë të drejtë që ndodhi kur ai vuri taksën në Rrugën e Kombit”, ka qenë një ndër argumentat e Vasilit.
Por ndërkohë, ndjesa e Ramës ishte për mosinformimin, sipas tij të duhur të publikut e jo për vënien e pagesës.
Për këtë të fundit, kryeministri ka këmbëngulur se nuk do tërhiqet. /tesheshi.com/